Video

13/11/2014 15:31:24

Zbulohet banda e drogės nė burg

''Goditja'': arresohet gardiani i burgut tė peqinit; hetime pėr njė tė burgosur. Kapen nė flagrancė njė polic dhe disa shtetas







ELBASAN - Trafik droge brenda nė burg. Pesė arrestime ndėr ta dhe gardiani. Ky ka qenė rezultati i njė operaconi qė u finalizua nga policia e elbasanit (foto). Tė arrestuarit pėrveēse shpėrndanin lėndėn narkotike, kishin veprimtari tė kundraligjshme dhe lidhje tė brendshme me punonjėsit e burgut tė Peqinit. "Ka nisur proēedimi penal dhe pėr njė te burgosur nė burgun e Peqinit", tha drejtori Neritan Nallbani gjatė njė konference pėr shtyp.

Gjatė kėtij operacioni kanė rėnė nė pranga polici i burgut tė Peqinit, Zenel Nezha, me banim nė Librazhd, si dhe shtetasit Romeo Ardian dhe Ferit Serica, Juxhengs Kurani, banues nė Elbasan dhe Altin Bektashi, banues nė Korcė. Ata u kapėn nė flagrancė nė qytetin e Elbasanit duke shpėrndarė lėndė narkotike dhe se prej disa kohėsh ishin nė hetim nga ana e Seksionit Kundėr Narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė Elbasan. Gjatė arrestimit tė tyre nė cilėsinė e provės materiale iu sekuestrua lėndė narkotike e llojit heroinė dhe kanabis sativa.

Pėr momentin janė tė paqarta lidhjet e Dorian Tatoshit, i dėnuar nė burgun e Peqinit, pėr veprėn penale trafikim tė lėndėve narkotike i cili dyshohet se ka lidhje nė kėtė trafik droge. Tre prej tė arrestuarve me banim nė Elbasan dhe me tė njejtin mbiemėr janė kushėrinj tė parė mes tyre. Pėr Dorian Tatoshin, ka filluar proēedemi penal, ndėrkohė qė tė arrestuarve iu sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale, 150 gram lėndė narkotike e llojit heroinė, 100 gram lėndė narkotike e dyshuar si si canabis sativa, 13 copė celularė nje mjeti tip Golf 4 me targa PE.0671 A nė pronėsi tė policit Zenel Nezha. Akuzat qeėrėndojnė mbi ta janė prodhim dhe shitje e lėndėve narkotike dhe shpėrdorim detyre

HermesNews - ©2014