Video

13/11/2014 14:27:35

Bota i trėmbet luftės nė Ukrainė

Washingtoni po punon me Bashkimin Europian pėr sanksione tė reja kundėr Rusisė






KIEV - Presioni ndėrkombėtar ėshtė rritur sot ndaj Rusisė, kėrcėnuar me sanksione tė tjera pas konfirmimit nga NATO pėr hyrjen e trupave ruse nė lindjen separatiste tė Ukrainės ku OKB i trembet njė lufte totale. Zėdhėnėsja e Departamentit amerikan tė Shtetit, Jen Psaki deklaroi sot se Washingtoni po punon me Bashkimin Europian pėr sanksione tė reja kundėr Rusisė. “Ne po punojmė ngushtė me Bashkimin Evropian pėr tė parė se si mund tė vendosim sė bashku mė shumė kosto pėr Rusinė pėr sjelljen e saj tė papranueshme”, deklaroi Psaki. “Aleatėt tanė dhe partnerėt po pėrgatiten me ne pėr tė zgjeruar dhe thelluar sanksionet ekzistuese”, shtoi ajo. Dy ditė mė parė, kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se Bashkimi Evropian nuk parashikonte masa tė reja kundėr Rusisė. Rusia ėshtė akuzuar nga Kievi dhe Perėndimorėt pėr degradimin e situatės nė lindje tė Ukrainės ku armėpushimi i vendosur nė fillim tė muajit shtator ėshtė shkelur ndėrkohė qė mė shumė se 4 000 persona janė vrarė nė kėtė zonė qė prej fillimit tė sulmeve nė muajin prill.

HermesNews - ©2014