Video

12/11/2014 23:00:02

Gjermania po imponohet !

Beppe Grillo, njė komedian i shndėrruar nė politikan populist, deklaroi se Italia po vuante nga masat shtrėnguese tė eurozonės tė diktuara nga Gjermania dhe akuzoi Berlinin pėr kompleks tė gabuar superioriteti






BRUKSEL - Beppe Grillo, lideri i partisė mė tė madhe opozitare italiane, Lėvizja Pesė Yjet (M5S), shfrytėzoi sot njė vizitė nė Bruksel pėr tė mbajtur njė fjalim tiradė dhe mjaft tė ashpėr kundėr Gjermanisė dhe pėr tė kėrkuar njė referendum pėr daljen nga zona euro.

“Jam i intriguar nga Gjermania pasi ajo imponon ide, ajo imponon haluēinacione ekonomike, ajo imponon gjėra qė shkojnė kundėr demokracisė, ajo imponon njerėz qė nuk i ka votuar askush”, deklaroi Grillo nė njė konferencė shtypi nė Parlamentin Evropian.

“Por, Gjermania nuk mund tė bėjė mė kėtė, pasi edhe ekonomia e saj ndodhet aktualisht nė stanjacion”, theksoi ai.

Grillo sulmoi edhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili aktualisht ndodhet nėn presion pėr shkak tė taksimit preferencial tė koorporatave tė mėdha nga ana e Luksemburgut, kur ky i fundit ishte kryeministėr dhe ministėr i Financave.

Lideri i M5S-ės po bėnte sot fushatė pėr mbledhjen e firmave pėr njė referendum pėr daljen e Italisė nga eurozona, pavarėsisht dyshimeve tė mėdha nėse kjo votė do tė konsiderohej nga Gjykata Kushtetuese e vendit.

Grillo nuk pranoi pyetje nga gazetarėt. Njė prej tyre u ankua pėr kėtė gjė duke krahasuar Grillon me presidentin rus, Vladimir Putin dhe replikoi me politikanin italian ndėrkohė qė ai largohej.

Nė blogun e tij, Grillo tha se euro po e shkatėrronte ekonominė italiane.

“Ne nuk jemi nė luftė kundėr ISIS-it apo Rusisė, por me Bankėn Qendrore Evropiane qė ka zėvendėsuar qeveritė kombėtare”, shton ai nė blog. Nė zgjedhjet pėr Parlamentin Evropian nė maj, M5S-a fitoi 21 pėr qind tė votave nė Itali.

HermesNews - ©2014