Video

11/11/2014 18:52:08

Pushteti vendor do tė paguajė vetė detyrimet

Cani, gjatė kėtij viti llogaritet tė shlyhen 35 miliard lekė, nė vitin 2015, 20 miliard lekė dhe nė vitin 2016, 16.5 miliard lekė






TIRANE - Ministri i Financave Shkėlqim Cani deklaroi tė martėn se qeveria nuk do tė paguajė, tė paktėn gjatė viit 2015, asnjė para pėr detyrimet e prapambetura tė pushtetit vendor. Duke folur nė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė dhe Financave, ministri Cani tha se buxheti nuk merr parasysh as detyrimet qė kompanitė publike i kanė biznesit apo njėra-tjetrės, siē mund tė jetė kompania KESH. Ministri tha se pushteti vendor ka patur buxhetin e planifikuar dhe se nuk duhet tė kryente shpenzime pėrtej planifikimit. “Bashkitė apo Komunat mund tė paguajnė detyrimet e tyre me fondet qė i jepen nga buxheti i shtetit por nuk do tė ketė zė tė veēantė pėr tė shlyer detyrimet”, tha Cani. Detyrimet qė pushteti vendor ka ndaj biznesit apo kompanive publike ėshtė mjaft i lartė dhe mund tė pėrafrohet me ato qė qeveria llogariti si edtyrime tė prapambetura pėr pune publike. Ministri theksoi se gjatė kėtij viti llogaritet tė shlyhen 35 miliard lekė, nė vitin 2015, 20 miliard lekė dhe nė vitin 2016, 16.5 miliard lekė. Qeveria edhe me asistencė ndėrkombėtare llogariti si detyrime tė prapambetura 72 miliard lekė. Por, sipas ministrit Cani po verifikohen tė gjitha faturat dhe shuma mund tė jetė edhe mė e vogėl. Nėse do tė krijohet hapėsira, tha ai, mund tė shlyejmė tė gjithė shumėn gjatė vitit 2015.

HermesNews - ©2014