11/11/2014 13:45:05
Perplasje mes dy botesh ballkanike
Rama e tronditi keq te gjithe Serbine
LONDER- Atė qė bėri Rama nė Beograd do e bėnte ēdo shqiptar i madh, dhe atė qė bėri Vuēiē e bėn ēdo serb i vogėl. Madje Rama bėri mė shumė se ēdo shtetar shqiptar paraardhės, qė ka shkuar ose ka dėshtuar tė shkojė pėrpara tij nė Beograd.
Rama foli pėr Kosovėn qė nuk kishte sesi ta anashkalonte, por foli si europian mbi tė gjitha, duke parashtruar vizionin shqiptar se si shkohet nė BE, ndėrkohė qė homologu i tij, po aq trupgjatė, por mė truvogėl, u duk se me Europėn e lidhte vetėm gjerėsia gjeografike.
Dihej qė pas tėrė atij ajri tė keq tė infuzuar nė atmosferėn para takimit dhe post ndeshjes, takimi RamaVuēiē do tė ishte, siē edhe ndodhi, i ftohtė, nervoz dhe joproduktiv nė fund tė fundit.
Provokues, padyshim, pasi nuk mund tė imagjinosh qė nė ceremonial tė ketė vetėm flamur serb nė paradėn e nderit. Ndaj dhe Rama u pėrgjigj se mikpritja nė Tiranė do tė jetė reciproke.
Vizita e Ramės nė Beograd dėshmoi se sa e pavlerė ėshtė tė flasėsh me murin, qė mbetet mur po aq berlinez, edhe pse Kancelarja berlineze po shpreson tė rrėzojė mure nė mentalitetin dukshėm nacionalist tė Vuēiē dhe klasės aktuale politike nė Beograd.
Edi Rama nė Beograd doli tė jetė mė i zoti se i ashtuquajturi Olsi me dronin e famshėm tė ngritur hipotetikisht prej tij, pasi Edi Rama ngriti jo vetėm dinjitetin e qėndrimit shqiptar, por edhe dinjitetin e vizionit europian pėr Ballkanin, i cili me ēduket e ka tė gjatė rrugėn drejt BE-sė, nė njė tren me Serbinė, si bashkėpasagjerė.
Jo se nuk e dinin, por Perėndimi dhe mė gjerė, patėn rastin me kėtė vizitė tė dėshmonin edhe njėherė se sa partnerė tė vėshtirė dhe tė pabesueshėm kanė nė Beograd dhe ēfarė vizoni politik ka elita politike serbe, e cila e kupton se e ka humbur Kosovėn, por ende mban nė dorė dhe mure zyrash qeverie, orė qė tregojnė kohėn pėrpara sulmeve ajrore tė NATO-s.
Ajo qė duket se mbetet po aty ku ishte pėrpara kėsaj vizite, ėshtė fakti kokėfortė se Shqipėria edhe pėrkundėr rolit moderues dhe shtytės pėr integrime mė tė pėrshpejtuara dhe mė serioze drejt BE-sė nga tė gjitha vendet e Ballkanit, rrezikon shumė po tė shpresoj naivisht se njė ditė Serbisė do ti dalė pija e nacionalizmit dhe do tė zgjohet nga ėndrra e keqe e Kosovės dhe kur ti ketė dalė kjo pije, do tė mund tė avancojė bashkė me tė drejt autostradės sė Brukselit.
Serbėt duket se nuk ecin nė tė njėjtėn korsi qė predikoi Rama, por ecin nė atė tė emergjencės, pasi janė defektozė me ēduket dhe ēdihej. Fatkeqėsisht, nga ēfarė u pa nė Beograd dhe mėnyra sesi fliste gjuha trupore mes dy kryeministrave tė dy vendeve, qė njėra ka humbur atė qė kishte marrė padrejtėsisht, dhe tjetra ka rifituar drejtėsisht atė qė i ishte marrė, marrėdhėniet mes tyre janė po aty ku kanė qenė tėrė kėto dekada.
Janė dy botė tė ndryshme qė pėrplasen: ku njėra kėrkon tė ndjekė tė njėjtėn vijė kursi dhe tjetra kėrkon ta godasė pėr ta devijuar nga kursi. Rama, siē i takonte, bėri adetin dhe formalisht e ftoi Vuēiēin nė Tiranė, nė njė vizitė qė do tė habitesha nėse do tė ndodhte vitin e ardhshėm. Por Tirana do tė duhet tė ndjekė rrugėn e vet drejt BE-sė e pakondicionuar si deri mė tani, nga kursi serb.
Idealisht do tė duhej qė Tirana dhe Beogradi dhe tė gjitha vendet e Ballkanit pėr hir tė argumentit, tė flisnin me njė gjuhė tė vetme, pėr tė qenė bindės pėr euroskeptikėt dhe tė tejlodhurit e Brukselit, por euroskeptikėt dhe rusofilėt janė nė Beograd, andaj ka ardhur koha, jo pėr faj tė saj, qė Shqipėria tė arrijė paqen me vetveten se nuk kanė shans pėr ti pasur bashkėpasagjerė nė trenin europian, serbėt e sotėm.
Paralelisht, edhe tė bindė Europėn dhe ata qė kanė mbetur tė paintegruar dhe mbesin aspirantė, nga pjesa tjetėr e Ballkanit, qė do tė duhet tė lėnė pas, siē lėnė nėpėr dokumentarėt e National Geographic, elefantėt e mėdhenj ndonjė tjetėr syresh, tė plagosur rėndė e tė pamundur pėr tė ecur nėpėr rrugėtimet drejt habitateve natyrale.
Ky ėshtė realiteti i sotėm ballkanik dhe brishtėsia e kėtij realiteti. Ishin dy botė qė u pėrplasėn nė Beograd; dy botė me vizione dhe qasje tė ndryshme europiane. Me atė qė ndodhi nė Beograd tė hėnėn, Shqipėria fitoi trepikėshin nė tavolinėn e Brukselit dhe Rama nuk ka mė alibi se nuk bėri mė mirė, atė qė serbėt pretenduan se bėri i vėllai i tij, javė mė parė.
Arben Manaj