Video

11/11/2014 08:12:52

Rrėzoje kėtė mur zoti Vuēiē!

Nga Ruben Avxhiu






NEW YORK - Debatet pėr fjalėt e Edi Ramės nė Beograd janė normale. Po disa prej tyre po humbasin vėmendjen te thelbi i fjalimit, qė ishte mendjehapur e pozitiv dhe njė ftesė pėr tė ndryshuar historinė e Ballkanit.

Disa komentues nė Perėndim kanė pranuar versionin e Serbisė se thirrja pėr tė njohur Kosovėn ishte njė provokim dhe si i tillė ishte njė shembull i “diplomacisė sė keqe”. Argumenti kryesor ėshtė se Serbia duhet tė trajtohet me kujdes nė rrugėn e saj drejt BE-sė.

Sigurisht nxitjet nga jashtė pėr ndryshime tė shpejta mund tė sjellin rezultatin e kundėrt nė njė shoqėri. Nė vend qė tė demokratizohet tė struket nė prehrin e radikalizmit. Mirėpo, nė rastin e Serbisė, njė dyshim i fortė ėshtė se shoqėria serbe ka bėrė hapa pas pikėrisht sepse ėshtė ledhatuar mė shumė se sa ka merituar.

Nė rrugėn drejt Europės, Serbia ende nuk ka nevojė qė tė kushtėzohet me njohjen e Kosovės. Sė pari sepse ėshtė ende larg anėtarėsimit. Sė dyti, sepse nė BE vetė ka pesė shtete qė ende nuk e njohin Kosovėn.

Nė kėtė kontekts, shumica e udhėheqėsve zyrtarė europianė nuk i vendosin qeveritarėt serbė nė pozitė tė vėshtirė, pėr njė ēėshtje qė do tė zgjidhet kur t’i vijė koha. Ata janė mė tė interesuar pėr hapat e vegjėl tė pėrshkallėzuar tė afrimit me BE-nė. Reformat legjislative dhe administrative pėr tė njėsuar ligjet e rregulloret, integrimi ekonomik me pjesėn tjetėr tė kontinentit, modernizimi i metodave tė policisė dhe rolit tė ushtrisė nė shoqėri.

Kėto janė pjesėt e padukshme dhe tė padebatueshme tė transformimit tė Serbisė dhe qė me saktėsi europianėt dhe amerikanėt janė marrė mė shumė me to, duke e lėnė Tadiēin, Daēiēin dhe Vuēiēin qė tė meten tė palėkundėr nė punėn e njohjes sė Kosovės.

Rama dhe Berisha para tij, nuk janė ankuar pėr kėtė sjellje tė Europės, ndonėse ėshtė normale qė tė kėrkonin mė shumė vėmendje nga ndėrkombėtarėt te situata e pakicės nė Luginėn e Preshevės.

Por edhe perėndimorėt nuk mund tėp resin qė njė kryeministėr shqiptar tė sillet nė mėnyrė tė ngjashme me ta nė Beograd. Ashtu si edhe deputetė tė parlamenteve tė vendeve tė vete apo tė parlamentit europian nuk kanė ngurruar t’i kėrkojnė Serbisė njohjen e Kosovės. Shqipėria ėshtė vetė ende duke kaluar nė procese tė ngjashme ndryshimi si Serbia, nė planin ligjor, administrativ dhe ekonomik.

Ndryshe nga lidhjet e vendeve perėndimore me Serbinė, Shqipėria nuk mund ta anashkalojė dot Kosovėn, pėr arsye qė nuk kanė nevojė pėr shumė shpjegime. Kosova ėshtė gjeografikisht nė mes tė tė dy vendeve. Pėrshtypjet nė Kosovė pėr politikanėt ndikojnė direkt nė zgjedhjet e kryeministrave tė Serbisė dhe Shqipėrisė.

Shqipėria ka interesa tė jashtėzakonshme nė Kosovė. Edhe nėse lė mėnjanė retorikėn e bashkimit kombėtar apo tė “Shqipėrisė sė Madhe”, bizneset dhe individėt nga Shqipėria kanė investuar ekonomisht nė Kosovė, me qindra mijėra kanė tė afėrm e lidhje sociale e kulturore.

Mbi tė gjitha, tė pretendosh se Ballkani do tė lulėzojė kur ende ka shtete qė nuk e njohin njėra-tjetrėn ėshtė naivitet. Serbia nuk ėshtė ende nė BE dhe BE-ja nuk ka pse shqetėsohet. Por Serbia dhe Kosova janė nė Ballkan dhe se ēfarė bėjnė me njėra-tjetrėn ndikon nė tė gjitha vendet fqinje. Serbia thotė se mė e mira dhe mė e lehta ėshtė qė Kosova tė rikthehet nė Serbi. Po kjo ėshtė njė imagjinatė tė cilės as serbėt nuk i besojnė mė vėrtet. Mė e lehta (ndonėse pa dyshimė e vėshtirė) ėshtė qė Serbia ta njohė Kosovėn sit ė pavarur.

Ėshtė e vėrtetė se ka njė nėnkuptim tė heshtur se njė ditė Serbia do ta bėjė. Deri atėhere nuk ėshtė problem nėse udhėheqėsit serbė thonė se nuk do ta njohin. Po sipas tė njėjtit argument nuk duhet tė jetė problem qė edhe udhėheqėsit shqiptarė ta kėrkojnė. Serbėt lehtėsisht mund tė refuzojnė.

Edi Rama shkoi nė Beograd me sugjerimin se kjo do tė hapte njė kapitull tė ri mes Shqipėrisė dhe Serbisė. Kapitujt e rinj nuk hapen duke heshtur pėr sfidat pėrpara, por duke i pėrmendur ato pa frikė. Vuēiē tha se pėrmendja e pavarėsisė sė Kosovės dogji shansin pėr ta hapur kėtė kapitull. Mbase mund tė shihet ashtu. Po njė mėnyrė tjetėr e tė thėnit tė tė njėjtės gjė ėshtė se kapitulli i ri nuk fillon nėse nuk pranon realitetin e ri.

Edhe Shqipėria do ta donte Kosovėn pjesė tė saj si Serbia, por Tirana nuk po e kėrkon dhe as e ka kėrkuar ndonjėherė. Pse Beogradi nuk e vlerėson rolin e pėrmbajtur tė Tiranės nė kėtė trekėndėsh tė vėshtirė? Shqipėria e ka pranuar realitetin e ri se Kosova nuk mund tė jetė mė njė provincė e askujt. Ėshtė Serbia qė ėshtė lejuar tė sillet sikur asgjė nuk ka ndodhur nė Ballkan nė kėto 7 vitet e fundit.

Po pėrpara nuk ecet vetėm kur udhėheqėsit i fėrkojnė kurrizin njėri-tjetrit e pėrqafohen duke mbyllur sytė pėrpara realitetit.Vetėm njė ditė pėrpara takimit, bota kujtoi me nderim rrėzimin e Murit tė Berlinit, njė ngjarje qė hapi rrugėn pėr bashkimin jo vetėm tė Gjermanisė por tė gjithė Europės. Ai mur u rrėzua nė ato ditė tė paharrueshme tė nėntorit 1989, por themelet e tij ishin tronditur prej kohėsh.

Mė shumė se dy vjet mė parė, nė 12 qershor 1987, Presidenti amerikan Ronald Reagan mbajti fjalimin e famshėm nė Portėn e Bradenburgut nga ku bėri thirrje presidentit sovietik Mikhail Gorbaēov: “Rrėzojė kėtė mur, zoti Gorbaēov!” ishin fjalėt e tij tė famshme.

Mund tė ishte njė provokim i panevojshėm nė sytė e disa komentuesve, sepse Muri do tė binte sė shpejti gjithėsesi. Si mė e udhės propozohej qė tė mos provokohej Gorbaēovi. Po ka gjithnjė momente nė histori, kur njė udhėheqės e sfidon njė tjetėr pėr tė bėrė diēka tė bujshme pėr tė mirėn e tė gjithėve.

Pėrndryshe rrezikojmė ngecjen nė njė rreth vicioz nga i cili nuk dalim dot.
Fjalimi i Edi Ramės, as ishte njė fjalim i ngjashėm me atė tė Reagan-it e as pretendonte qė tė ishte. Po nė fjalėt pėr Kosovėn ėshtė thelbi i nxjitjes sė partnerit nė bisedime. Ajo qė ėshtė pėr dikė njė provokim mund tė jetė pėr njė tjetėr njė zemėrdhėnie pėr tė bėrė atė qė duhet.

Fjalėt e Edi Ramės nuk do tė ndikojnė nė Beograd. Nė fund tė fundit, edhe ato tė Reagan-it ranė nė vesh tė shurdhėr nė Moskė pėr tė paktėn dy vite, derisa realiteti goditi Murin me forcėn e tij. Por kjo nuk do tė thotė se ato nuk kanė potencialin qė tė jenė profetike dhe tė kujtohen me simpati dhe nderim nga historia.

Nuk mendoj se pėrmirėsimi i raporteve shqiptaro-serbe do tė pengohen prej tyre. Pėrkundrazi, pak realizėm do t’i bėjė ato mė tė sinqerta. Nuk mendoj as qė kjo ia vesh vlerat patriotike vetėm njė partie nė Shqipėri, se vėshtirė tė imagjinoj njė kryeministėr shqiptar qė shkon nė Beograd dhe nuk thotė mesazhin mė tė vėrtetė, qė shikoni bashkėpunojmė sa tė duam., po sa kohė qė nuk e njihni Kosovėn, do tė jemi tėrė kohė njė trekėndėsh i paplotėsuar.

Nėse kjo ėshtė diēka qė do tė ndodhė gjithėsesi, pse t’ua vonojmė brezave historinė e ndryshimit. Pse t’ia lėrė Aleksandar Vuēiē lavdinė e kthesės historike njė udhėheqėsi tjetėr? Po pėr hapa tė tilla duhen fjalė tė drejtpėrdrejta e jo spėrdredhje qė nuk ēojnė askund.

Prandaj ia vlen t’ia pėrshtatėsh fjalimin e Reaganit situatės sė ngurrimit nė Serbi: “nėse kėrkon vėrtet paqe, nėse kėrkon vėrtet begati pėr Serbinė dhe rajonin e Ballkanit, nėse kėrkon liberalizim, eja te kjo derė. Zoti Vuēiē hape kėtė derė. Njihe Kosovėn, zoti Vuēiē!”

Nga Ruben Avxhiu