Video

10/11/2014 14:30:21

BE dhe ekonomia bashkon Shqipėrine dhe Serbinė. 'Kosova' ende jashtė

Rama viziton Beogradin. Prespektivė e njėjtė rajonale. Tė dy liderėt ndajnė tė njėjtat qėndrime mbi zhvillimin rajonal dhe agjendėn europiane ekonomike nė Ballkan. Njohja e kosovės ende larg. Vucic, do tė vij nė tiranė






BEOGRAD - Mund ta mendojmė ndryshe por mund tė sillemi nė formė institucionale dhe kordiale me njėri - tjetrin. Kjo ka qenė forma me tė cilėn u prit sot kryeministri Edi Rama nė vizitėn e tij tė parė nė Beograd. Me me shumė gjasa do tė ketė dhe tė tjera. Nuk ėshtė valevitur flamuri shqiptar ne ambjentet e aeroportit te beogradit, gjest qė mund tė jetė fare mirė pėrgjigja e valėvitjes sė flamurit autokton nė ndeshjen Shqipėri - Serbi. Kryeministri shqiptar u pėrkul me nderim para flamurit serb pak para se tė merrte rrugėn pėr nė pallatin e kryeministrit ku pati nje takim rreth njė orė kokė me kokė me homologun e tij. Nė minutat e kėtij takimi do tė vijėzoheshin me shumė kujdes temat qė sidomos do tė diskutoheshin nė konferencen pėr shtyp dhe pikat e forta ku do tė bazohet bashkėpunimi Shqipėri - Serbi nė tė ardhmen.

Njė prėj tyre ėshtė ndėrtimi i njė linje hekurudhore mes podgoricės, beogradit dhe shqipėrisė. “Do tė pėrpiqemi tė gjejmė fonde europianė pėr kėtė siguroi Aleksandar Vucic gjatė fjalės qė mori nė konferencėn pėr shtyp. Njė tjetėr temė e kėtij takimi ishte dhe forcimi i i urave tė komunikimit dhe shkėmbimi i tė rinjve nė rang universitetesh mes vendeve fqinje. Nė projekt dhe lehtėsimi i kalimit tė kufirit mes vendeve duke pėrdorur vetėm kartat e identitetit. Me pak fjalė Shqipėria dhe Serbia kanė vendosur tė shohin para drejt agjendes europiane. Me kėtė vizion dy kryeministrat dolėn nė konferencėn e pėrbashket pėr shtyp, por gazetarėt patėn pyetje tė tjera, ēfarė me apo pa dėshirė bėri qė tė dy krerėt tė pėrballeshin me demonet e sė kaluarės.

Ndeshja Shqipėri – Serbi

Ėshtė pėrpjekur tė mbajė njė standard qė shkon sipėr provokimeve kryeministri Vucic, kur tha se, "Ėshtė shumė e lehtė tė ngrihen tensione ekstremiste. Unė mendoj se ne na duhen vendime demokratike". Interesi ekonomik i serbisė ėshtė nė plan tė parė, zhvillim qė shkon zinxhir me atė tė tė gjitha vendeve rajonale. Shqipėria e para. Marėdhėnia e mirė rajonale ėshtė dhe pjesė e “stabilitetit te rajonit per te ardhmen". Tė njėjtėn linjė ka zgjedhur dhe kryeministri Rama.Shqipėria nuk do tė lejojė qė historia, “tė ndikojė negativisht nė marėdhėniet mes nesh. Ne Ballkani kemi nevojė pėr europėn e bashkuar”, tha Rama. Vizioni i BEsė ka bashkuar ndoshta pėr herė tė parė tė dyja vendet. “Paqja do tė na japė kurajo. Ne shqipėtarėt kemi kėtė vizion dhe kėtė kurajo. Shtrijmė dorėn e sinqertė tė bashkėpunimit. Fėmijėt tanė nuk duhet tė vuajnė pėr shkak tė sė kaluarės mes nesh”, kėrkoi Rama. Tė dyja vendet do tė pėrpiqem tė gjejnė financime dhe politika reformiste. “Ekonomia jonė e pėrbashkėt nuk ėshtė e vogėl pėr ambicjet e BEsė”, tha Rama.

Kosova, njė realitet me dy qendrime. Serbia nuk ėshtė gati

Kryeministri Rama ka dhėnė njė mesazh dhe pėr njohjen e kosovės nė Serbi, ēfarė nuk ėshtė pritur mirė nga homologu, i cili e ka cilėsuar kėtė temė si njė provokim qė i bėhet serbisė brenda shtėpie. “Njohja e kosovės ėshtė ēėshtje sigurie nė Ballkan”, tha Rama, i cili mė pas ka marrė njė JO tė prerė nga Vucic. “Kosova ėshtė pjesė e Serbisė,” tha Vucic duke lenė tė kuptojė qė sforcot e shqipėrisė pėr tė promovuar dialogun mes kosovės dhe serbisė nuk do tė jenė tė mjaftueshme dhe pėr njė kohė tė gjatė, megjithė prespektiven europiane tė ballkanit. Serbia nuk lėshon pe. Megjithesė Kosova duket njė endėrr akoma e largėt, Rama insiston nė rritjen rajonale nėpėrmjet sigurisė dhe provimit ekonomik. Ai pėrmendi shembullin e francės dhe gjermanisė nė BE tė cilat lanė mėnjanė hasmėritė e dikurshme nė emėr tė njė tė ardhme me prespektive tė re ekonomike mes tyre. “Unė besoj se realiteti mbetet njė i pandryshueshėm, pavarėsisht pėrceptimeve dhe mosdakortėsisė sė plotė qė kemi. Nga njėra anė kjo s'na pengon qė t'ia themi nė sy atė qė mendojmė, sepse rruga e secilit prej nesh, ėshtė njė korsi nė rrugėn e pėrbashkėt tė integrimit europian”, tha Rama duke ftuar homologun e vet nė Tiranė dhe e siguruar qė, “nuk do tė ndjeheni tė provokuar. Mikpritja jo vetėm do tė jetė reciproke, por do tė ndjeheni shumė mirė nė Tiranė dhe asnjė fjalė e thėnė e prej jush nuk do konsiderohet provokim, pavarėsisht se mund tė jetė terėsisht e ndryshme nga ēfarė prisnim”, tha Rama.

Droni dhe Olsi Rama. Kryeministrat largojnė vėmendjen nga incidenti

Nė takimin e sotėm mes liderėve ka patur tema pėr tė cilat nuk duhej tė ishin folur. Droni ishte njė prej tyre dhe akuzat qė Serbia i bėri fillimisht vėllait tė kryeministrit Olsi Rama nė lidhje me organizimin e dronit. “S'kam pritur asnje provokim nga kryeministri rama. Nuk do tė lejoj askujt tė ulė serbinė nė mes tė shtėpisė. Mė vjen keq qė z. Rama ka shfrytėzuar kėtė rast pėr tė folur pėr tema qė nuk duhet tė flasim. Hetimet kanė treguar shumė gjėra. Unė kam menduar se nuk duhet tė flasim pėr tė kaluarėn por pėr tė ardhmen. Ai dron ka qenė shumė mirė i organizuar, kemi tė dhėna qė disa ditė mė herėt ka patur organizim pėr ngritjen e dronit dhe ne duhet ta dėnojmė kėtė akt”, tha Vucic. Rama qe dakord se politika e shteteve nuk duhej tė zhvillohej nga njė fushė futbolli. “Besoj se ajo ēfarė ndodhi ėshtė njė tregues i brishtėsisė sė jashtėzakonshme tė njė marėdhėnieje tė re qe ne kemi synimin ta vendosim. Unė si kryeministėr kemi gjithė vullnetin e plotė pėr ta lehtėsuar pėrmes njė pėrpjekjeje tė pėrbashkėt dhe konkrete nė mėnyrė qė femijėt tanė tė marrin pėrfitimin maksimal nga potenciali fantastik i njė paqeje tė arritur. Nuk jemi armiq, por kemi armiq tė pėrbashkėt. Janė varfėria, papunėsia dhe mungesa e prespektivės pėr tė rinjtė. Sfida jonė e pėrbashkėt ėshtė qė tė bashkojmė forcat dhe tė flasim me njė gjuhė, siē kemi nevojė pėr europėn, europa ka nevojė pėr ballkanin”, tėrhoqi vėmendjen kryeministri.

A distancoheni nga thirrjet, vdekje shqiptarėve nė Serbi ?, ishte njė pyetje pėr kryeministri Vucic. “Unė e dėgjoj ēdo ditė kėtė, nė ēdo vend pėr serbėt. Kjo ėshtė diēka qė nuk e duam asnjė. Jemi kėtu dhe u treguam qė krahėhapur ndaj ēdo gjeje” tha Vucic.

Vucic nė Tiranė. Prespektiva e re mes vendeve

Kryeministri Rama ftoi homlogun e tij nė Tiranė pėr njė vizitė ēfarė ėshtė pritur pozitivisht. Vizita e kryministrit shqiptar nė Beograd kthen pėr herė tė parė nė histori njė faqe tė re prespektive europiane e cila vendos ballkanin pas shumė kohės ne agjenden e financimeve tė mėdha europiane. Kjo ka bėrė qė tė dy kryeministrat tė jenė nė tė njėjtėn linjė mendimi pėr tė ardhmen e tė dyja vendeve. Njė e ardhme qė nuk do tė jetė e lehtė pėr t’u ndėrtuar, pas njė historie tė gjatė konfliktesh dhe masakrash, por mė siguri pa hapin e parė dhe pa njė vullnet politik nuk do tė mund tė behėj dot kurrė asgja. Kryeministri Vucic do tė vizitojė tiranėn, nė njė kohė tė pėrshtatshmė pėr tė. Vizitė qė do tė bėhet me siguri pas vendosjes sė linjave tė bashkėpunimit mes dy qeverive dhe sidomos dialogut. Shpresojmė qė pėr ketė nuk do tė duhet tė kalojnė 68 vite tė tjera. Vucic siguroi qė s'ka pėr tė ndodhur.

Doriana Metollari