Video

06/11/2014 14:21:26

Ulet mosha pėr minatorėt

Ish minatorėt qė sot pėrfitojnė 9,000 lekė trajtim tė veēantė financiar do tė shohin njė rritje tė madhe tė tė ardhurave tė tyre, pasi falė kėtij ligji rreth 75% e tyre do tė pėrfitojnė pension nė masėn 14,474 lekė nė muaj






TIRANE - Ministri i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė, z. Erion Veliaj, deklaroi sot nė Parlament se projektligji pėr minatorėt jo vetėm qė ul moshėn e daljes nė pension me 5 vjet, por nga ana tjetėr rrit pėrfitimet e tė gjithė atyre ish minatorėve, tė cilėt deri mė tani kanė pėrfituar trajtim tė veēantė financiar.

“Ish minatorėt qė sot pėrfitojnė 9,000 lekė trajtim tė veēantė financiar do tė shohin njė rritje tė madhe tė tė ardhurave tė tyre, pasi falė kėtij ligji rreth 75% e tyre do tė pėrfitojnė pension nė masėn 14,474 lekė nė muaj. Pjesa tjetėr, si edhe ata minatorė qė do tė dalin me kėtė ligj nė pension, do tė pėrfitojnė pensione mujore akoma edhe mė tė larta, deri nė masėn 21,000 lekė nė muaj. Tani, se me ēfarė llogarie opozitės i del 9.000 lekėshi mė i madh se 14.000 apo 21.000 lekėshi, kjo shkon pėrtej habisė time. Por, kjo ėshtė arsyeja pse i dreqosėn financat e vendit”, u shpreh ministri Veliaj gjatė prezantimit tė projektligjit nė Kuvend.

Duke iu pėrgjigjur pretendimeve tė opozitės se me projektligjin nė fjalė pėrfitojnė vetėm 150 individė, z. Veliaj publikoi listėn e 3840 minatorėve qė preken nga ligji, tė cilėve iu ulet mosha e daljes nė pension, si dhe iu rriten pėrfitimet.

Veliaj tha se sipas diskutimeve tė bėra nė Kėshillin Kombėtar tė Punės, pėrfaqėsues tė industrisė minerare dhe sindikatave kanė rėnė dakort pėr tė rritur kontributin nė masėn 5% tė pagės nga tė cilat 3% do tė paguhen nga punėdhėnėsi dhe 2% nga punėmarrėsi.

“Ky kontribut shtesė shėnon hapin e parė drejt skemave profesionale nė Shqipėri, ku punėtorėt e njė ndėrmarrjeje apo njė industrie kontribuojnė mė shumė pėr tė pėrfituar njė pension mė tė lartė ose nė njė moshė mė tė re. Kjo masė pritet tė kontribuojė nė buxhetin e ISSH njė shumė prej afro 50 milion lekė apo 500 mijė dollarė nė vit. Efektet financiare vjetore tė kėtij projektligji arrijnė nė 793 milionė lek ose rreth 8 milionė dollarė, por barra reale mbi buxhetin e shtetit ėshtė shumė mė e ulėt se kaq”, tha ai.

Lista e qyteteve (dhe e emrave) me 3840 minatorėt qė pėrfitojnė ulje tė moshės sė daljes nė pension dhe dyfishimin e pensionit:

Durrės 163
Dibėr 5
Bulqizė 391
Mat 103
Elbasan 14
Librazhd 200
Fier 13
Lushnje 6
Gjirokastėr 8
Memaliaj 179
Korēė 226
Pogradec 368
Devoll 11
Ersekė 43
Kukės 263
Has 15
Lezhė 35
Kurbin 34
Mirditė 100
Shkodėr 37
Pukė 69
Tiranė1448
Kavajė 6
Vlorė 80
Sarandė 23

HermesNews - ©2014