Video

05/11/2014 18:15:30

Ja njeriu mė i pushtetshėm nė botė

Putin mban vendin e parė nė listėn e 72 personave mė tė pushtetshėm nė botė duke mėnjanuar Obamėn






NEW YORK - Presidenti amerikan, Barack Obama kalon nė vendin e dytė pėr t’i lėnė homologut tė tij rus, Vladimir Putin titullin e njeriut mė tė pushtetshėm tė botės, sipas renditjes vjetore qė bėn revista ”Forbes”.

“Pas njė viti, kur presidenti Putin aneksoi Krimenė, inskenoi pothuajse njė luftė nė Ukrainė dhe nėnshkroi njė marrėveshje me vlerė mė shumė se 70 miliardė dollarė pėr ndėrtimin e njė gazsjellėsi me Kinėn, projekti mė i madh nė botė i njė natyre tė tillė, zgjedhja jonė duket profetike”, shkruan ”Forbes”.

Putin mban vendin e parė nė listėn e 72 personave mė tė pushtetshėm nė botė duke mėnjanuar Obamėn, i cili e kishte vitin e kaluar vendin e parė.

Me pėrjashtim tė vitit 2010, kur lista u dominua nga lideri kinez, Hu Jintao, Obama ka qenė gjithmonė nė krye tė kėsaj liste, qė nga viti 2009 kur u bė president.

”Forbes” thotė se Obama u rendit i dyti pasi ai u duk nė vėshtirėsi pas shpėrthimit tė Ebolas nė Afrikėn Perėndimore dhe pas kėrcėnimeve tė Shtetit Islamik.

”Edhe trazirat me prapavijė raciale nė Ferguson, Misuri, gjithashtu minuan mesazhin e tij tė ‘ndryshimi”, thekson ”Forbes”.

“Ai kishte pushtetin, por u tregua shumė i kujdesshėm pėr ta ushtruar atė plotėsisht”, shton revista.

Putin dhe Obama ndiqen nga presidenti kinez, Xi Jinping, papa Franēesku dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel./

HermesNews - ©2014