Video

05/11/2014 13:28:58

Reagimi

''Zyrat janė tonat, pushteti ėshtė i popullit''






TIRANE - Dua t’ju drejtohem sot tė gjithėve ju, lidhur me ngjarjen e rėndė kriminale qė ndodhi nė tė gdhirė nė kryeqytet. E ndjeva pėr detyrė tė reagoj nė vetė tė parė, sepse nė kėtė ngjarje ėshtė pėrfshirė djali i deputetes sonė Luiza Xhuvani.

E para gjė pėr tė cilėn kam menduar qysh nė sekondėn kur mora lajmin e rėndė pėr kėtė ngjarje, ishin prindėrit. Prindėrit e tė vrarėve dhe prindėrit e tė dyshuarit kryesor si autor i vrasjeve. Tė parėt qytetarė tė panjohur pėr mua, tė dytėt miqtė e mi tė dashur.

Besoj se arrij ta kuptoj ēfarė mund tė ndjejnė nėnat, baballarėt, tė afėrmit e miqtė e katėr tė vrarėve; pėr humbjen tragjike po edhe pėr faktin se i dyshuari kryesor i policisė pėr tragjedinė e familjeve tė tyre, ėshtė djali i njė deputeteje.

Pa asnjė dyshim, ky fakt e vėshtirėson ende mė shumė pėrpjekjen e tyre sidoqoftė shumė tė vėshtirė, pėr tė gjetur forcėn tė pėrballojnė humbjen e pangushėllueshme tė njė fėmije.

Pa asnjė dyshim, ky fakt e bėn tė pamundur edhe pėr opinionin publik qė tė mos jetė posaēėrisht i ndjeshėm ndaj kėtij krimi qė mori jetėn e katėr njerėzve.

Pa asnjė dyshim, historia e gjithė kėtyre viteve tė vėshtira nė raportet aspak normale tė shtetit me krimin, ku jo njė herė fėmijėt e njerėzve tė politikės janė gjendur tė pėrzier - sepse kanė qenė tė pėrzier me dashjen e tyre tė plotė, ose sepse lufta politike i ka pėrzier pėr tė pėrbaltur prindėrit e tyre -, nuk ka qenė njė histori e denjė as pėr shtetin as pėr politikėn. Dhe nuk ka qenė gjėkundi njė histori qė ndihmon pėr tė pritur me qetėsi fjalėn e drejtėsisė.

Pėrkundrazi. Kjo histori papastėrtie sociale ka krijuar tek njerėzit e zakonshėm tė kėtij vendi, idenė se ka njė ligj pėr fėmijėt e tyre dhe njė ligj pėr fėmijėt e politikanėve; njė shtet pėr vrasėsit, kontrabandistėt, armėmbajtėsit pa leje, kundravajtėsit e ēfarėdolloji pa baballarė e nėna me emėr nė politikė, dhe njė shtet tjetėr pėr tė njėjtin lloj krimesh e kundravajtjesh me autorė politikanėt, zyrtarėt e lartė apo fėmijėt e tyre; shkurt, njė Shqipėri pėr fėmijėt e njerkės popull dhe njė Shqipėri pėr fėmijėt e nėnės politikė.

Unė nuk e di se sa ndėr fėmijėt qė u bėnė personazhe tė famshėm tė kėsaj historie prej dy dekadash tė trazuara, janė shkaktarė krimesh e autorė kundravajtjesh dhe se sa ndėr ta, janė viktima tė propagandės kriminalizuese tė politikės.

Por sot unė di me siguri qė koha e dyfytyrėsisė sė qeverisė nė luftėn me krimin e me kundravajtėsit, ka perėnduar nė 23 qershor; koha e djalit qė nxirrte babėn pėrpara, pėr tė mohuar baxhanakun e vet nga Salla e Konferencave tė Kryeministrisė apo pėr ta trajtuar New York Times-in si letėr higjenike nga foltorja e Kuvendit, kur 26 vetė ishin pjekur tė gjallė nga shpėrthimi i korrupsionit tė familjes nė pushtet, ka mbaruar nė 23 qershor; koha e Policisė sė Shtetit, qė kėrcėnonte njė kamarier tė qėlluar me plumb nga truproja i tė birit tė kryeministrit, duke e detyruar tė tėrhiqte dėshminė dhe e kryeministrit qė ēonte truprojet e veta pėr tė blerė me para, pėrkrahjen e familjes sė njė djali tė vrarė nga qeveria e tij nė mes tė bulevardit, ka vdekur nė 23 qershor.

Unė nuk e di ēfarė do tė kishte bėrė policia e asaj kohe, nėse nė batėrdinė e pėrgjakshme tė njė lokali nate nė Tiranė, do tė kishte gisht ndonjė nga fėmijėt e privilegjuar tė pushtetit tė kohės qė iku.Ēfarė kemi jetuar nuk na jep asnjė mundėsi pėr tė thėnė se ajo polici, do tė sillej siē u soll Policia e Shtetit sot.

Pėr shembull, e kam tė vėshtirė ta imagjinoj se ajo polici do ta kishte ndjekur pas tė armatosur, duke rrezikuar jetėn e vet, dhe do ta kishte arrestuar nė flagrancė fėmijėn nė fjalė, duke informuar nė kohė reale publikun pėr arrestimin e tij.

Ēfarė u provua pėrsėri sot, ėshtė se Policia e Shtetit ėshtė nė krye tė detyrės ndaj kujtdoqoftė qė i del pėrpara si objekt i punės sė saj.

Gjithashtu, e kam fare tė pamundur ta imagjinoj qė nė atė kohė, do tė ndryshonte nė ndonjė gjė rruga e drejtėsisė pėr fėmijėn nė fjalė nga rruga e drejtėsisė qė nxorri tė pafajshėm vrasėsit e 21 janarit.

Ēfarė do tė ndodhė mė tej me ēėshtjen, sigurisht qė do ta vendosė drejtėsia. Por nėse herė tė tjera, unė e kam ngritur zėrin ndaj gjykatėsve duke kėrkuar drejtėsi, nuk kam ndėrmend ta ul sot.

E nėse mesazhi i tėrheqjes sė Luiza Xhuvanit nga angazhimi politik, duhet t’i vlejė politikanėve si mėsim shembullor dhe politikės, si pikė kthese nė raport me etikėn e aktivistėve tė saj, ai duhet t’u vlejė gjykatėsve si njė dėshmi domethėnėse pėr ēfarė ka ndryshuar nė Shqipėri nė marrėdhėniet mes shumicės qeverisėse dhe gjykatave tė kėtij vendi.

Zyrat janė tonat, pushteti ėshtė i popullit. Fėmijėt janė tanėt, ligji ėshtė njėsoj pėr tė gjithė fėmijėt. Sidoqoftė, qė tė mos bėjmė konfuzion me termat, djali i Luiza e Gjergj Xhuvanit, nuk ėshtė fėmijė.

Eshtė njė burrė 26 vjeē qė ėshtė tragjedia e gjallė dhe e pamerituar e dy prindėrve tė mrekullueshėm. Tė cilėt s’kanė asgjė, absolutisht asgjė tė pėrbashkėt me pushtetin e krimit, me politikėn e pėrfitimit apo me jetėn e ulėt.

Gojėt e mbushura plot qė u zbrazėn sot ndaj Luiza Xhuvanit nga njė opozitė qė na la peshqesh Shqipėrinė Informale tė tokės sė xanun, drejtėsisė sė shitur, energjisė sė vjedhur, diplomave tė blera, armėve tė lėna sheshit e krimit qė drejtonte policinė, i pėrkasin jetės sė ulėt.

Ndėrsa gruaja e nėna, tė cilės i ra sot fatkeqėsia ta jetojė nė ēdo qelizė tė vėrtetėn e asaj shprehjes, “Ē’tė bėn fėmija, s’ta bėn as Perėndia!”, dhe qė si asnjė burrė mė parė nė kėtė vend, u tėrhoq nga angazhimi politik pėr njė sens etike tė panjohur deri mė sot nė Shqipėri, i pėrket jetės sė lartė prej nga erdhi nė politikė.

Luiza i pėrket jetės krijuese tė njė ēifti artistėsh, tė cilėt kanė bėrė histori nė kinematografinė e teatrin shqiptar, dhe sot janė dy prindėr tragjikisht fatkeqė qė tanimė duhet ta jetojnė jetėn e tyre familjare si njė film tė stėrmundimshėm pambarim; nė njė apartament tė vjetėr e modest artistėsh qė kanė jetuar gjithnjė me tė ardhurat e punės sė ndershme e pak fitimprurėse krijuese; me njė vajzė tė mrekullueshme e tė shkėlqyer nė mėsime dhe njė djalė qė, me shumė gjasė, do ta ketė tė gjatė rrugėn e kthimit pėr nė shtėpi.

Miqėsia ime me Luizėn e me Gjergj Xhuvanin, i ka rrėnjėt larg nė vite, kur ishim studentė nė Akademinė e Arteve. Sukseset e tyre nė krijimtari mė kanė bėrė tė ndjehem krenar qė jam miku i tyre dhe i tillė do tė jem deri nė fund.

Nuk do tė kisha dashur kurrė qė t’u ndodhte kjo gjėmė dhe as qė tė ndodhesha sot pėrballė dhimbjes sė tyre prindėrore. Por sot jo vetėm unė, po tė gjithė ne qė besojmė tek etika e politikės, tek e vėrteta se politika nuk ėshtė vetėm skena e jetės sė ulėt, po ėshtė edhe hapėsira e pazėvendėsueshme e qėllimeve tė mira, ku sė bashku mund ta bėjmė mė tė mirė vendin e jetėn tonė, jemi krenar qė jemi miq tė Luiza Xhuvanit.

Sepse Luiza dėshmoi sot se tė merresh me politikė pėr qėllime tė mira, nuk ėshtė hiē njėsoj si tė luash teatėr.

Edi Rama