Video

04/11/2014 14:44:55

Si ndodhi vrasja nė Tiranė ?

Policia sqaron dinamikat e vrasjes sė bujshme nė orėt e natės nė kryeqytet. PD fajėson policinė






TIRANĖ - Policia e Tiranės zbardh dinamikėn e ngjarjeve tė ndodhur mėngjesin e sotėm tek Rruga e Elbasanit, ku si pasojė e njė pėrleshje me armė humbėn jetėn 3 tė rinjė dhe njė 60 vjeēar.

Nė orėn 04:21 nė sallėn operative tė Policisė Tiranė kishte telefonuar ish punonjėsi i policisė A.B. dhe nė orėn 04:22 telefonoi njė tjetėr qytetar. Ata njoftuan se pėrballė Fakultetit Ekonomik nė ambjentet e lokal Gjeta, ka ndodhur njė vrasje.

Zv.Drejtori i Rendit, Kryekomisar Ardi Veliu, ka ndėrhyrė nė komunikimin me radio, pėr orientimin e shėrbimeve dhe kapjen e autorėve tė dyshuar.

Autori i parė i dyshuar shtetasi Erald Sina ėshtė kapur nė afėrsi tė vendi tė ngjarjes ndėrsa autori i dytė lėvizi nė drejtim tė godinės sė Fakultetit Ekonomik. Policia rrethoi godinėn me synim kapjen e autorit. Nė vendin e ngjarjes ėshtė kėrkuar ndihmė, pasi ka disa tė qėlluar me armė zjarri.

Nė orėn 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 nė bashkėpunim me patrullėn e Komisariatit Nr. 1 raportojnė se u kap edhe autori i dytė i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, nė afėrsi tė Fakultetit Ekonomik.

Autori i tretė i dyshuar, Konstadin Xhuvani ėshtė kapur rreth 70 metra larg vendit tė ngjarjes, teksa po tentonte tė largohej me pistoletė nė dorė. Nė momentin e arrestimit ai bėri dhe rezistencė ndaj policisė. Pas kapjes dhe ndalimit tė autorėve ėshtė bėrė shoqėrimi i tyre nė ambjentet e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė.

Gjithashtu u morėn masat pėr shoqėrimin e tė gjithė personave prezent nė vendin e ngjarjes, 9 persona. Paralelisht nga ambulanca e ardhur ne vendin e ngjarjes ju dha ndihma e parė shtetasit tė plagosur Giaampaolo Azzola.

Nė vendin e ngjarjes, nė bar “Ante Grand” pas hyrjes sė forcave tė policisė janė konstatuar pranė portės hyrėse tė lokalit, trupat e shtetasve: Edison Jaho, vjeē 36, lindur nė Berat dhe banues nė Tiranė dhe Enea Xhaj, vjeē 38, lindur nė Berat dhe banues nė Tiranė. Pėrballė kėtij lokali nė automjetin tip “Mercedez” me targa “TR 0250N” ėshtė gjetur i vdekur shtetasi Arbėr Demiraj, 19 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė.

Pak kohė mė pas nė Spitalin Ushtarak Tiranė gjeti vdekjen edhe shtetasi Giaampaolo Azzola, 53 vjeē, me shtetėsi dhe kombėsi Italiane. Nė vendin e krimit, nė brendėsi tė lokalit u gjet njė pistoletė model 54. Ndėrsa njė tjetėr pistoletė 54 u gjet nė vendin ku u prangos autori i dytė i dyshuar. Lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qėnė i siguruar me shėrbimin e ruatjes e fizike, ndėrkohėshtetasi A.B, ėshtė i punėsuar si roje private pranė kėtij lokali nate.

Ky lokal ėshtė i pajisur me leje 24 orėsh nga Agjensia Rajonale e Mjedisit Tiranė dhe i regjistruar pranė QKR, ndėrkohė qė nga verifikimet e kryera nė Sallėn e Komandimit nuk rezulton tė ketė patur telefonata tė mėparshme nga ana e qytetarėve pėr prishje tė rendit nga ky lokal.

Deputeti i Partisė Demokratike, Gent Strazimiri denoncoi sot. pas ngjarjes tragjike nė Tiranė, lehtėsitė qė sipas tij i krijohen krimit e bandave, dhe represionin e dhunshėm policor ndaj qytetarėve tė pafajshėm.

Sipas deputetit demokrat, pavarėsisht se mijėra ngjarje kriminale qė ndodhin ēdo ditė nė ēdo cep tė vendit qėllimisht fshihen nga policia, qeveria dhe media pranė saj, situata kriminale nė vend po arrin nivele alarmante si kurrė mė parė.

Masakra tragjike me katėr tė vrarė e ndodhur nė orėt e para tė ditės sė sotme nė njė nga rrugėt mė tė ruajtura tė Tiranes, mė shumė se sa autorėt ka pėrgjegjės drejtuesit e lartė tė Policisė sė Shtetit, Ministrin e Brendshėm dhe Kryeministrin e vendit, tha Strazimiri.

Sepse, vijoi ai, Kryeministri dhe banda e tij kanė krijuar tė gjitha lehtėsitė pėr autorin, djalin e deputetes Xhuvani, qė tė lėvizė i lirshėm me armė nė brez, madje tė krijojė edhe njė bandė kriminale dhe ta ushtrojė aktivitetin me shantazhe, gjobvėnie e vrasje nė mes tė Tiranės.

Kryeministri dhe banda e tij, e kanė shndėrruar Shqipėrinė nė njė paraburgim tė madh, ku rrasen “cip mbi cip” qytetarė tė thjeshtė vetėm sepse vendosin njė tullė, qytetarė qė nuk kanė mundėsi tė paguajnė dritat se nuk kanė bukė tė hanė dhe nga ana tjetėr kriminelėt dhe bandat e organizuara janė mė aktive se kurrė dhe kanė kontrollin nė territoret e tyre, u shpreh deputeti Strazimiri.

HermesNews - ©2014