Video

01/11/2014 17:30:46

Reforma. Ku dhe Si ?

Reforma mendohet se mund tė nisė nga Gjykata Kushtetuese






TIRANĖ - Mazhoranca ndėrmerr hapat e parė konkretė pėr reformėn nė sistemin e drejtėsisė. Ministria e Drejtėsisė dhe Kuvendi i Shqipėrisė po punojnė pėr pėrgatitjen e strukturave kėshillimore qė do tė mbledhin propozime dhe sugjerime rreth kėsaj reforme, e cila mė pas do tė konsultohet me Komisionin e Venecias.

Qeveria parashikon qė reforma tė prekė tė gjitha institucionet e drejtėsisė, si dhe tė ndryshojė Kushtetutėn. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartė, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, Konferenca Gjyqėsore, etj, do tė jenė disa nga institucionet qė do tė preken nga ky reformim i drejtėsisė shqiptare, qė konsiderohet prioritet parėsor i ekzekutivit nė vend dhe njė nga kėrkesat e BE-sė pėr Shqipėrinė.

Reforma mendohet se mund tė nisė nga Gjykata Kushtetuese, ku shihet e nevojshme ndėrhyrja nė dispozitat qė lidhen me emėrimin e gjyqtarėve kushtetues, si dhe me kualifikimin e procedurėn e pėrzgjedhjes sė tyre. Parashikohet ngritja e njė Kėshilli, qė do tė shqyrtojė nė mėnyrė objektive dokumentacionin e paraqitur nga ana e kandidatėve pėr anėtarė nė kėtė Gjykatė. Kėshilli mė pas do tė bėjė dhe renditjen e aplikantėve, nė bazė tė njė sistemi pikėzimi.

Propozimet e qeverisė parashikojnė qė reformat kryesore qė kėrkohen nė Gjykatėn e Lartė nuk mund tė rregullohen drejtpėrdrejt me ligjin pėr funksionimin e saj. Sipas ministrisė sė Drejtėsisė, Gjykata e Lartė po pėrballet me njė numėr tė lartė ēėshtjesh qė janė bėrė tė papėrballueshme dhe ndryshimi i Kodit tė Procedurės Civile dhe Penale do tė ēonte nė reduktimin drastik tė ēėshtjeve pėrpara kėsaj Gjykate.

Ministria e Drejtėsisė konstaton se modeli ekzistues nė KLD nuk ėshtė gjithėpėrfshirės, pėr sa kohė nuk pėrfshin Gjykatėn e Lartė nė drejtim tė emėrimit, kontrollit dhe pėrgjegjėsisė disiplinore. Ky model imponohet nga zgjedhja qė ka bėrė Kushtetuta, ku Gjykatat e Shkallės sė Parė dhe tė Apelit pėrfshihen nė kompetencat e KLD-sė, ndėrsa Gjykata e Lartė nuk ėshtė pjesė e kėtij sistemi, siē e kanė disa vende tė BE-sė. Me reformėn nė drejtėsi mendohet tė ndryshohen dhe kushtet pėr t’u zgjedhur anėtar i KLD-sė.

Reforma nė Konferencėn Gjyqėsore Kombėtare do tė konsistojė kryesisht nė rritjen dhe fuqizimin e kompetencave tė kėtij organizmi, nė raport me tė zgjedhurit e tyre nė KLD. Kjo reformė do tė konsistojė nė drejtim tė njė selektimi mė tė kujdesshėm nė procesin e zgjedhjes sė anėtarėve tė KLD-sė dhe tė njė raporti llogaridhėnie tė vazhdueshme, midis tė zgjedhurve prej tyre dhe Konferencės Gjyqėsore.

Reformimi nė Kėshillin e Prokurorisė do tė ketė objektiv kryesor zbatimin e njėjtė tė parimeve nė pėrzgjedhjen, emėrimin, ecurinė nė karrierė dhe fuqizimin e rolit tė tij, duke e transformuar Kėshillin ekzistues tė Prokurorisė nga njė organ kėshillimor nė njė organ vendimmarrės pėr sa i pėrket emėrimit dhe disiplinės pėr prokurorėt, ristrukturimin e prokurorisė me qėllim pėrmirėsimin e organizimit hierarkik dhe territorial tė Prokurorisė, pavarėsisė sė saj dhe statusit tė prokurorėve etj.

Pjesė e reformės do tė jetė dhe reformimi i Shkollės sė Magjistraturės, struktures qė nxjerr gjyqtarė dhe prokurorė tė rinj. Nė kėtė aspekt, parashikohet rishikimi i ligjit ‘pėr Shkollėn e Magjistraturės’, me qėllim rritjen e pavarėsisė dhe cilėsisė programore tė kėtij institucioni dhe pėrcaktimi nė ligj i kritereve pėr pėrzgjedhjen dhe karrierėn e trupės pedagogjike tė kėsaj shkolle, si masa legjislative tė dobishme.

HermesNews - ©2014