Video

01/11/2014 17:11:48

Protesta kundėr UEFAs nė Zvicėr

UEFA ende nuk ka zbardhur argumentat e saj mbi vendimin qė ajo mori njė javė mė parė






TIRANĖ - Heshtja mediatike pas ortekut tė parė tė krijon idenė se vendimi i UEFAs lidhur me incidentet e ndodhura nė takimin Serbi-Shqipėri ėshtė mėse i drejtė. Kanė kaluar 7 ditė nga dhėnia e vendimit tė Qeverisė Europiane tė Futbollit lidhur me takimin Serbi-Shqipėri tė luajtur nė Beograd mė 14 tetor, dhe UEFA ende nuk ka zbardhur argumentat e saj mbi vendimin qė ajo mori njė javė mė parė. Shqipėria dhe Serbia u dėnuan njėlloj pėr incidentet qė shkaktuan ndėprerjen e takimit, ku pėrfaqėsuesja jonė u shoqėrua nga njė dhunė psiko-fizike pėrgjatė 40-minutave tė luajtura nė Beograd, sėrish UEFA me vendimin e saj barazoi dhunuesin me viktimėn. Kjo shkaktoi jo pak indinjatė nė palėn shqiptare dhe pėr ēudi edhe tek pala serbe, qė edhe pse organizatore e takimit kėrkoi tė dilte e pa prekur nga shiu i dėnimeve qė UEFA spėrkati si ekipin vendas, ashtu edhe atė udhėtues. Kujtojmė se UEFA dėnoi Shqipėrinė me 100 mijė euro gjobė dhe humbjen e takimit 3-0 pėr shkak se, sipas qeverisė europiane tė futbollit, kuqezinjtė barktisėn takimin, ndėrsa skuadra e Serbisė u dėnua me 100 mijė euro gjobė, zbritjen e tre pikėve nga klasifikimi dhe zhvillimin e dy takimeve nė shtėpi pa tifozė. Ky vendim dėshmon se UEFA pa njė film nga fundi nė fillim dhe jo nga fillimi nė fund. UEFA nuk deshi apo nuk pa se shqiptarėt u dhunua qė nė momentin qė zbritėn nė Beograd. U vėrshėllyen dhe ofenduan pėrgjatė gjithė lojės dhe nė minutėn e 41’ u dhunuan edhe fizikisht nga tifozėt e policėt serbė dhe ky ishte shkaku i vetėm i pėrfundimit tė takimit para kohe.

HermesNews - ©2014