Video

01/11/2014 14:13:41

Tė hėnėn zgjidhen anetarėt e RTSHsė

RTSH-sė, enti kryesor publik mediatik nė vend, prej 3 vjetėsh po funksionon me njė kėshill tė vjetėr drejtues






TIRANĖ - Komisioni Parlamentar i Medias pritet tė nisė tė hėnėn procedurat pėr zgjedhjen e anėtarėve tė Kėshillit Drejtues tė Radiotelevizionit Shqiptar. Pas zgjedhjes sė dy anėtarėve tė rinj tė Autoritetit tė Medias Audiovizive javen e kaluar nga Kuvendi, nė seancėn e ardhshme pritet dhe zgjedhja e kreut tė kėtij institucioni, tashmė pritet ēelja e procedurave pėr zgjedhjen e anėtarėve tė rinj tė bordit drejtues tė RTSH-sė. RTSH-sė, enti kryesor publik mediatik nė vend, prej 3 vjetėsh po funksionon me njė kėshill tė vjetėr drejtues, tė cilit i ka pėrfunduar mandati. Anėtari i njėmbėdhjetė, njėkohėsisht kryetar i KD-sė, zgjidhet jo mė vonė se 10 ditė pasi tė ketė pėrfunduar procedura e zgjedhjes sė anėtarėve tė Kėshillit. Nė kėte post drejtues zgjidhet kandidati qė merr mė shumė se gjysmėn e votave tė deputetėve tė Kuvendit. Drejtori i Pėrgjithshėm i RTSH-sė zgjidhet me votim tė fshehtė nga KD pėr njė periudhė 5-vjeēare ndėrmjet jo mė pak se 2 kandidaturave. Pėrzgjedhja e kandidaturave bėhet nga Kėshilli.

HermesNews - ©2014