Video

31/10/2014 17:23:11

Kredia pėr sipėrmarrjet e reja

Sipėrmarrėsit e rinj nė bazė tė skemės qė ka hyrė nė veprim mund tė pėrfitojnė deri nė 300 mijė lekė ndihmė






TIRANE - Njė skemė prej 25 milionė lekė si ndihmė shtetėrore nga Komisioni i Ndihmės Shtetėrore “Pėr krijimin e Fondit nė Mbėshtetje tė Sipėrmarrjeve tė Reja “Start-up”, parashikon mbėshtetje pėr sipėrmarrėsit e rinj dhe synon tė nxisė krijimin dhe konsolidimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, duke kontribuar nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Sipėrmarrėsit e rinj nė bazė tė skemės qė ka hyrė nė veprim mund tė pėrfitojnė deri nė 300 mijė lekė ndihmė dhe grave do t’u paguhen 50% tė interesave dhe jo mė shumė se 1 milionė lekė pėr njė kredi si pėrfitues tė ndihmės pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme tė regjistruara pranė QKR-sė dhe do tė jepen pėr njė periudhė 2-vjecare. Ndihma pėrfshin ndėrmarrjet e reja ekonomike nė sektorėt prodhues, tė shėrbimit, industrisė sė lehtė, turizmit, fushėn e kėrkimit dhe zhvillimit, nė agropėrpunim, dizenjimit, modelimit, artizanatit dhe do tė jetė nė formėn e grantit. Sipas skemės, ndihma pėr njė ndėrmarrje do tė mbulojė 70 % tė kostove tė pranuara, pa kaluar shumėn 300.000 lekė. Kostot e pranueshme sipas skemės pėrfshijnė investime nė pajisje dhe teknologji pėr nxitjen e prodhimit/shėrbimit, marketingu i produktit dhe promovimi, kualifikimi dhe trajnimi pėr rritjen e aftėsive sipėrmarrėse, krijimi i faqes nė internet, publikime materiale promovuese, pjesėmarrje nė panaire, ekspozita brenda apo jashtė shtetit si vizitor apo ekspozues. Ndihma pėr skemėn qė nis nga zbatimi nė vitin 2014 dhe do tė zgjasė pėr 4 vjet, jepet nga Drejtoria e Mbėshtetjes sė Sipėrmarrjes nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes (MZHETS), ndėrsa pėrgjegjės pėr zbatimin dhe monitorimin e saj ėshtė Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tė Investimeve (AIDA).

HermesNews - ©2014