Video

31/10/2014 11:28:41

€1800 kushtonte diploma, 5 arreste

Banda shiste diploma nė bashkėpunim me njeri - tjetrin, personave qe nuk kishin qenė kurrė nė shkollė






TIRANĖ - Pesė nė pranga pėr diplloma tė fallsifikuara. Banda ėshtė zbuluar nė Tiranė. Vendimi i gjykatės ėshtė ekzekutuar dje nga forcat e policisė sė shtetit. Prokuroria kėrkoi arrest me burg pėr Afete Koka, Gramoz Shehu, Arber Pelo, Andrea Haxha (Drejtor i njė gjimnazi publik nė Fier) dhe Aleksia Troka Sekretare nė gjimnazin publik nė Fier. Shtetasit akuzohen pėr korrupsion pasiv. Nė bashkėpunim me njeri - tjetrin kėta shtetas siguronin persona qė blinin diploma tė fallsifikuara me 1800 Euro njė. Sipas skemės sė zbėrthyer nga Prokuroria e Tiranės, rezulton se kėta shtetas, 3 prej tė cilėve nga Tirana, viheshin nė kontakt me persona qė kėrkonin tė pajiseshin me diploma tė shkollės sė mesme dhe mė pas komunikonin me drejtorin dhe sekretaren e gjimnazit publik nė Fier pėr t’i pajisur me dokumentin qė dėshmonte se kishin pėrfunduar studimet. Lidhur me rezultatet e kėrkuesve tė diplomės nė kėtė Provim, zyrtarėt e gjimnazit ndėrhynin nė rezultatin pėrfundimtar, duke u dhėnė atyre notė kaluese. Pėr kėtė shėrbim, tė gjithė personat e pėrfshirė ndanin shumėn prej €1800 pėr person.

HermesNews - ©2014