28/10/2014 19:27:31
Shkelen rregullat e Schengen, kthehen nė Rinas
Fluturimi i pėrbashkėt ėshtė organizuar nga Suedia i koordinuar nga Frontex ku kanė marrė pjesė 6 shtete
TIRANĖ - 60 shtetas shqiptarė, tė cilėt kanė shkelur rregullat e qėndrimit nė Zonėn Shengen, janė kthyer sot me Charter nė Rinas, rreth orės 14.00. Fluturimi i pėrbashkėt ėshtė organizuar nga Suedia i koordinuar nga Frontex ku kanė marrė pjesė 6 shtete. Kėshtu nga Suedia janė kthyer 14 shtetas shqiptare, nga Finlanda 8 shtetas, nga Franca 10 shtetas, nga Gjermania
janė kthyer 15 shtetas, nga Spanja 6 shtetas, dhe nga Belgjika 7 shtetas. Shtetasit deportivė janė shoqėruar nga njė mjek suedez, si dhe nga dy monitorues tė shtetit belg, tė cilėt monitorojnė procedurat e deportimit nga shtetet pjesėmarrėse. Nė Rinas ata janė pritur nga pėrfaqėsuesja e Frontex-it Delfina Dubos, e cila ka shprehur edhe njė herė vendosmėrinė e shteteve pjesmarrėse tė hapėsirės Shengen, pėr zbatimin me rigorozitet tė rregullave tė qėndrimit nga shtetasit shqiptarė . Shefi i Komisariatit tė Policisė Rinas Ermal Milori ka theksuar rėdėsinė e zbatimit tė rregullave nga ana e shtetasve shqiptarė tė cilėt udhėtojnė nė Zonėn Shengen, pasi shkelja e rregullave tė qėndrimit nė Zonėn Shengen, dhe kėrkimi i azilit nė kėto vende pėr ēdo lloj arsye ėshtė i paligjshėm. Shkelja e tyre penalizon jo vetėm personat qė shkelin kėto rregulla , por edhe ka pasoja pėr qytetarėt shqiptarė pėr lėvizjen e lire nė Zonė Shengen.
HermesNews - ©2014