Video

28/10/2014 18:27:57

Ministrja nuk njeh nobelistin

Fleur Pellerin nuk njeh asnjė vepėr tė Patrick Modiano, kurorėzuar tre javė mė parė me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė






PARIS - Ministrja franceze e Kulturės, Fleur Pellerin shkaktoi habi duke mos arritur tė citonte njė titull tė vetėm tė romaneve tė shkrimtarit francez, Patrick Modiano, kurorėzuar tre javė mė parė me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė.

Pyetur tė dielėn nga njė gazetare e stacionit televiziv ”Canal” nė lidhje me librat e Modianos se cilin do tė preferonte, ministrja u pėrgjigj: “Eh, eh…”, duke mos arritur tė citonte asnjė titull tė romaneve tė autorit.

“Pranon pa asnjė problem qė nuk kam pasur kohė tė lexoj qė prej dy vjetėsh. (…). Lexoj shumė shėnime, shumė tekste ligjore, lajme, lajme tė AFP-sė, por lexoj shumė pak letėrsi”, u pėrgjigj ajo.

Fleur Pellerin, diplomuar nė Shkollėn Kombėtare tė Administrimit (ENA) ku ėshtė arsimuar njė pjesė e madhe e elitės politike franceze, theksoi se kishte drekuar me nobelistin, autor i “La Place de l’Etoile”, “Rue des boutiques obscures” dhe “Dora Bruder” dhe cilėsuar nga disa kritikė si Prusti i kohėve tona.

Mė 9 tetor, ministrja e Kulturės e kishte cilėsuar si njė ditė e lumtur pėr letėrsinė franceze marrjen e ēmimit Nobel. “Mungonte vetėm kjo fitore pėr Patrick Modianon qė pėrfaqėson sot nė botė vitalitetin dhe influencėn e letėrsisė franceze”, kishte deklaruar ajo nė njė komunikatė.

“Ėshtė e trishtueshme, mė vjen keq pėr atė … Njė ministre Kulture duhet tė zhytet nė letėrsi, jo vetėm nė detyrat politike”, theksoi dje shkrimtari maroken, Tahar Ben Jelloun, anėtar i jurisė pėr ēmimin prestigjioz francez tė letėrsisė ”Goncourt”.

HermesNews - ©2014