Video

27/10/2014 17:50:26

PS ēon kandidaturat pėr KLD

Deputetėt socialistė vendosėn tė propozojnė kandidatėt Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla pėr plotėsimin e dy vendeve vakante nė KLD






TIRANĖ - Grupi parlamentar i Partisė Socialiste miratoi sot kandidaturat e Vangjel Kostės dhe tė Albana Shtyllės pėr anėtarė tė Kėshilit tė Lartė tė Drejtėsisė(KLD), pas shkarkimit nga Kuvendi tė dy anėtarėve, Elvis Ēefa dhe Lulzim Lelēaj. Nė mbledhjen e sotme tė grupit tė PS-sė, deputetėt socialistė vendosėn tė propozojnė kandidatėt Vangjel Kosta dhe Albana Shtylla pėr plotėsimin e dy vendeve vakante nė KLD. Vangjel Kosta ka shėrbyer si ndihmės ligjor nė Gjykatėn e Lartė, ndėrsa sot ushtron profesionin e avokatit. Nė vitin 2010 ai u propozua nga Presidenti i Republikės pėr anėtar tė Gjykatės Kushtetuese, por dekreti i emėrimit tė tij u rrėzua nė atė kohė nė Kuvend nga deputetėt e maxhorancės sė djathtė. Kandidatja tjetėr pėr anėtare tė KLD-sė, Albana Shtylla aktualisht mban postin e sekretares sė pėrgjithshme tė Kuvendit, ndėrsa mė parė ka qėnė anėtare e KQZ-sė. Dy kandidaturat e propozuara sot nga PS do tė kalojnė pėr shqyrtim nė komisionin e Ligjeve, ku do tė zhvillohet njė seancė dėgjimore. Nė seancėn e fundit parlamentare deputetėt e maxhorancės miratuan shkarkimin e nėnkryetarit tė KLD-sė, Elvis Ēefa dhe tė anėtarit Lulzim Lelēaj, me tė njėtjin rezultat votimi: 72 vota pro dhe 1 votė kundėr.Shkarkimi i tyre u bė me propozim tė komisionit hetimor, i ngritur nga maxhoranca pėr tė verifikuar shkeljet e Kushtetutės dhe tė ligjit, tė konstatuara pėr dy zyrtarėt e KLD-sė, tė zgjedhur nga Kuvendi.

HermesNews - ©2014