Video

25/10/2014 18:28:47

Harta e re e qarkullimit rrugor nė Tiranė

Urdhėri i pėrbashkėt i tre Ministrave i lė sinjalistikėn e rrugėve bashkisė sė tiranės, heq oraret pėr makinat dhe rezervon hapėsira tė reja pėr parking







TIRANE - Gati rregullat e reja tė qarkullimit rrugor nė Tiranė. Drejtoria e policisė sė qarkut tiranė ka bėrė publike sot hartėn e re tė qarkullimit me kushtet e kalimit tė veturave dhe makinave tė transportit, e firmosur nga tre ministra ai i punėve tė brendshme, transport infrastrukturė dhe ministria e kulturės.

Ndalohet dhe kufizohet qarkullimi i automjeteve tė tė gjitha kategorive dhe parkimi i automjeteve nė zonat e sheshit Nėnė Tereza dhe Bulevardit Dėshmorėt e Kombit, pjesė e Ansamblit Monument Kulture tė qendrės historike sė Tiranės.

Ndalohet qarkullimi i tė gjitha kategorive tė mjeteve tė transportit nė zonėn pėrrreth sheshit “Nėnė Tereza” nga ora 19:00 deri nė orėn 24:00.

Ndalohet pushimi dhė qėndrimi i tė gjitha kategorive tė mjeteve tė transportit rrugor nė zonėn pėrrreth sheshit Nėnė Tereza, me pėrjashtim tė mjeteve tė transportit publik tė linjave urbane.

Ndalohet pushimi dhe qėndrimi i i tė gjitha kategporive tė mjeteve tė transportit rrugor duke filluar nga sheshi Nėnė Tereza, pėrgjatė Bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”, deri te ura e madhe Lanės, nė kryqėzimin me Bulevardin Bajram Curri, me pėrjashtim tė mjeteve tė transportit publik tė linjave urbane.

Urdhėri i pėrbashkėt i tre Ministrave ngarkon Bashkinė e Tiranės tė pajisė me sinjalistikė rrugore tė nevojshme dhe tė bėjė ndėrhyrjet e nevojshme nė sistemin semaforik pėr tė pėrshtatur sinjalistikėn ekzistuese sipas ndryshimeve tė bėra.

Policia e Tiranės...ka marrė...masat qė deri nė vendosjen e sinjalistikės sė duhur nga ana e Bashkisė sė Tiranės, zbatimi i Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave dhe Urdhėrit tė pėrbashkėt tė tre ministrave tė realizohet dhe kontrollohet nga punonjėsit e Komisariatit tė Policisė Rrugore dhe shėrbimeve tė tjera tė policisė sė kryeqytetit.

Drejtoria e Policisė sė Tiranės fton tė gjithė qytetarėt qė tė bėhen pjesė e zbatimit dhe respektimit tė kėtyre rregullave tė reja tė qarkullimit rrugor, qė synojnė ta kthejnė aksin kryesor dhe qendrėn historike tė qytetit tė Tiranės nė njė zonė pedonale nė shėrbim tė banorėve dhe familjeve tė kryeqytetit.

komunikatė pėr shtyp