Video

24/10/2014 15:45:10

Arrestohet Presidenti i Konfindustrias Shqiptare Ing.Hajredin Fratari

Deputeti Noka: ''Fratari, ka akuzuar z. Rama se i ka kėrkuar 1 milionė dollarė pėr leje ndėrtimi''






TIRANE - Presidenti i Konfindustrias Shqiptare Ing. Hajderin Fratari, 72 vjeē, ėshtė arrestuar pėr ndėrtim pa leje. Lajmi u konfirmua nga zėdhėnėsja e policisė sė tiranės Alma Katragjini. Arrestimi u bė sot nga blutė e komisariatit te policisė Nr.1 Tiranė. "Arrestimi i kėtij shtetasi u realizua, pasi dyshohet se ka realizuar njė pallat nė mėnyrė tė paligjshme, nė zonėn e Selitės sė Vjetėr nė Tiranė. Me vendim tė Inspektoriatit Urbanistik Qėndror tė datės 20.10.2014 kėrkohet pezullimi i punimeve, pasi ka pėrfunduar afati i lejes sė ndėrtimit dhe mungon oponenca teknike, ndėrkohė qė nė kėtė ndėrtesė vazhdonin ende punimet pėr tė pėrfunduar", Presidenti i Konfindustrias shqiptare akuzohet pėr ndėrtime pa leje, parashikuar nga neni 199/a tė Kodit Penal.

Nė tė njėjtėn kohė kanė reaguar demokratėt. Deputeti Flamur Noka pas vizitės qė ka bėrė nė qeli tha se, Fratari ishte arrestuar, "pa asnjė dokument tė bazuar ligjor. As me vendim gjykate, as me Prokurori. Kjo ėshtė njė hakmarrje e pastėr politike e Edvin Ramės i cili priti momentin tė bėhej kryeministėr dhe tė nxjerrė tė gjithė dufin dhe vrerin qė kishte ndaj akuzės qė z.Fratari i ka bėrė kohė mė parė pėr korrupsion. Ju e mbani mend dhe tė gjithė qytetarėt e vendit e kujtojnė fare mirė faktin qė, Dine Fratari, ka akuzuar z.Rama se i ka kėrkuar 1 milionė dollarė pėr leje ndėrtimi. Erdhi momenti qė ai tė hakmerret", tha Noka duke kritikuar dhe mėnyrėn sesi ėshtė arrestuar 72 vjeēari.

HermesNews - ©2014