Video

24/10/2014 14:39:48

UEFA, shenjė e padrejtė barazimi

Edi Rama






TIRANE - Sot UEFA mori njė vendim qė nuk bėn drejtėsi pėr ēka ndodhi nė stadiumin e Beogradit.

Duke thėnė Shqipėria e humbet ndeshjen nė tavolinė pse nuk u fut nė fushė, ndėrsa Serbia nuk i merr pikėt pse tifozėt hynė nė fushė, UEFA ka vendosur njė shenjė tė padrejtė barazimi mes agresionit racist e dhunės fizike dhe pamundėsisė psikologjike e fizike pėr tė vazhduar ndeshjen.

Duke dėnuar tė dy palėt me nga 100 mijė euro, UEFA ka vendosur njė shenjė tė padrejtė barazimi, mes palės pritėse qė ka tė gjithė pėrgjegjėsinė pėr organizimin e mbarėvajtjen e ndeshjes dhe palės mike, e cila nė kėtė rast nuk ēoi as tifozė nė fushėn e huaj.

Duke dėnuar Serbinė me vetėm dy ndeshje nė shtėpi pa tifozė, UEFA nuk e ka prishur shenjėn e barazimit nė vendimin e saj, po vetėm i ka vendosur vetvetes njė minus tė madh pėrballė racizmit dhe dhunės. Qė dalin thuajse krejt pa lagur nga ky shi masash, ku UEFA ėshtė pėrpjekur t’i lagė tė gjithė njėsoj.

UEFA ka dashur t’i japė njė mesazh tė dyja vendeve duke i penalizuar tė dyja thuajse njėsoj, edhe pse jam i sigurt se pala serbe me siguri do tė verė kujėn qė ėshtė viktimė e njė padrejtėsie tė tmerrshme mbi tė. Por kjo nuk ėshtė drejtėsi dhe Shqipėria nuk e meriton tė vendoset nė anėn tjetėr tė shenjės sė barazimit, pas gjithė asaj qė ndodhi nė sytė e mbarė botės.

Federata Shqiptare e Futbollit bėn shumė mirė qė do ta ndjekė ēėshtjen deri nė fund, duke apeluar vendimin dhe, po tė jetė nevoja, duke shkuar edhe nė shkallėn e tretė tė gjykimit. Unė kam besim se ēėshtja mund e do tė gjykohet mė drejt nė shkallėt e tjera, dhe dua t’u them tė gjithė shqiptarėve tė lėnduar nga ky vendim se nuk ėshtė hera e parė qė UEFA merr vendime qė apelohen e pastaj edhe revokohen nė shkallėt mė tė larta.

Ashtu siē dua t’ju them edhe qė askush nuk duhet ta marrė vendimin e UEFA-s si njė komplot tė Europės kundėr Shqipėrisė; si njė shprehje tė mungesės sė respektit tė Europės pėr Shqipėrinė; si njė rezultat tė faktit qė qeveria e Shqipėrisė nuk i kėrciti dhėmbėt UEFA-s e me radhė…

Vura re komente tė kėsaj natyre nė rrjetet sociale, tė cilat janė pėr tė ardhur keq. Ndėrsa disave qė hidhen pėrpjetė duke forcuar tonet nacionaliste dhe duke arritur ta lidhin vendimin e UEFA-s deri me mosanullimin e vizitės sime nė Serbi, u shpreh keqardhjen time mė tė sinqertė pėr zjarrin qė u ka rėnė nė kokė. E kuptoj mirė zemėrimin e tyre, jam po aq i zemėruar sa kushdo prej tyre, por nuk duhet lejuar zemėrimi tė na djegė qarkun e arsyetimit. Sepse pėrveēse tė padobishėm pėr veten, bėhemi edhe qesharakė para dynjasė.

UEFA ka dhėnė padyshim njė vendim politik, por kjo s’ka lidhje me politikėn e jashtme tė Shqipėrisė, as me politikėn e jashtme tė Bashkimit Europian; ėshtė thjesht budallallėk t’i mendosh kėto. Kjo ka lidhje me politikėn e brendshme tė UEFA-s, e cila ėshtė njė “shtet mė vete” siē i thonė fjalės. Dhe pėr kė di pak jo shumė nga mėnyra se si funksionon ky “shtet”, ėshtė e qartė se UEFA as qė i dėgjon ankimet apo pėlqimet e qeverive.

Politika e brendshme e UEFA-s nuk ridimensionohet me sulme verbale tė qeverive dhe vendimet qė burojnė nga kjo politikė, nuk ndikohen as ndryshohen duke i hapur luftė politike UEFA-s. Kush i jep kėto receta primitivizmi ballkanik pėrveēse i inatosur, ėshtė edhe krejt i paditur.

Ka vetėm njė rrugė pėr Shqipėrinė, lidhur vendimin e sotėm: Rruga qė po ndjek Federata Shqiptare e Futbollit. Vazhdimi i betejės pėr tė marrė drejtėsi nė shkallėt e tjera tė gjykimit.

Provat janė kokėfortėsisht nė favorin e palės sonė. Avokatėt e huaj qė asistojnė federatėn tonė janė ndėr mė tė njohurit dhe respektuarit nė planetin e UEFA-s. Eksperienca tregon se gjykatat e UEFA-s nuk janė si gjykatat e Shqipėrisė dhe nuk pyesin fare pėr linjėn e brendshme politike qė dikton shpeshherė vendimmarrjen e Komisionit tė Disiplinės brenda UEFA-s.

Nė mbyllje dua tė shtoj se sot kam marrė vendimin pėr t’i vėnė njė datė ēeljes sė dyerve tė stadiumit tė ri olimpik tė Shkodrės, me tė gjithė parametrat e UEFA-s natyrisht: 15 tetor 2015. Nė ndeshjen e kthimit Shqipėri – Serbi, duhet tė ketė vend pėr tė paktėn njėzet mijė zemra kuqezi.

Djemtė e jashtėzakonshėm tė Kombėtare sonė dhe traineri ynė i menēur e plot eksperiencė, nuk duhet tė ligėshtohen aspak nga padrejtėsia e sotme.

Ata nuk duhet ta harrojnė se nė Beograd shkuan si futbollistė dhe u kthyen si mishėrim i entuziazmit tonė kombėtar; i fuqisė sė besimit tonė tek vetvetja; i asaj ēfarė mund tė bėjmė si komb e si vend nėse vendosim zemrėn dhe solidaritetin nė themelin e punės sonė. Kjo ėshtė fitorja mė e madhe e tyre nėn fanellėn kuqezi dhe misioni i tyre nuk ėshtė tė fitojnė kampionatin europian tė futbollit, tė mbeten mishėrimi i gjithēkaje ishin nė natėn magjike tė 15 tetorit.

Beteja pėr drejtėsinė mbi ndeshjen e Beogradit vazhdon. Misioni i Kombėtares vazhdon. Mbėshtetja ime dhe e kėsaj qeverie pėr Kombėtaren nė veēanti e sportin nė pėrgjithėsi, sapo ka filluar. Nė rrugėn qė vazhdon, do tė kemi mė shumė se njė herė arsye pėr tė qenė tė gjithė sė bashku krenarė pėr Shqipėrinė e pėr njėri – tjetrin.

HermesNews - ©2014