Video

23/10/2014 16:09:23

Bushati pėrgatit vizitėn pėr Ramėn nė Beograd

Shqipėria dėnon incidentet e dhunėn nė Beograd. Bushati fton Serbinė tė ndjekė rrugėn e integrimit europian






TIRANĖ - Ministri i Punėve tė Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj, morėn pjesė sot nė takimin e ministrave tė vendeve tė Ballkanit qė po mbahet nė Beograd. "Kjo vizite nuk duhet t’ju shqetėsojė, ėshtė njė praktike normale nė tė gjitha vendet europiane", ėshtė shprehur ministri Bushati. Ministri Bushati ka theksuar se, "Shqipėria ėshtė anėtare e NATO-s dhe kandidate nė BE (ashtu si Serbia) dhe ne e nxisim Serbinė qė tė rishikojė kursin e saj nė raport mė Perėndimin”. Mbi ndeshjen Serbi - Shqipėri, Bushati ėshtė shprehur se, Shqipėria e kishte tė qartė dhe kishte dėnuar tė gjitha incidentet, dhunėn dhe provokimet qė kanė krijuar njė klimė jo tė favorshme midis dy vendeve. Kosova pa dyshim ėshtė prekur nė biseda. Kosova ėshtė njė realitet rajonal, europian dhe ndėrkombėtar. Kosova ėshtė njė ēėshtje qė na ndan me Serbinė, por jo vetėm, ajo ndan dhe Serbinė me Perėndimin, kujton Bushati. Vizita e ministrit tė Jashtėm Ditmir Bushati dhe ministrit tė Ekonomisė, Arben Ahmetaj, i paraprin vizitės sė kryeministrit Edi Rama. Serbia ėshtė angazhuar tė ndjek rrugėn europiane dhe pavarėsisht incidenteve nė stadiumin “Partizani” nė Beograd. Nė takimin e ministrave tė vendeve tė Ballkanit qė po mbahet nė Beograd marrin pjesė dhe dy ministra nga Kosova, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe ai i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, pavarėsisht se Serbia nuk njeh pavarėsinė.

HermesNews - ©2014