Video

23/10/2014 15:01:29

Rekruton 'dashnor te perkohshem'

I gjente online per te mos paguar asgje




KINE- Nje vajze 19 vjecare nga Shanghai, eshte bere subjekt i lajmeve dhe diskutimeve te shumta online, pasi ajo kishte postuar ne disa rrjete sociale se kerkonte “nje te dashur te perkohshem” gjate udhetimeve te saj neper Kine.

Lajmi i postuar neper rrjetet Sina, QQ apo edhe Weibo, kishin titull kryesor nga dora e saj “Udheto me mua. Jam nje vajze e mrekullueshme. Rekrutoj perkohesisht nje te dashur nga te gjitha zonat e kines. Dua te behet partneri im i udhetimeve”.

Postimet me pas shpjegonin se 19 vjecarja kishte planifikuar “te rekrutonte nje te dashur te perkohshem nga zona para dhe gjate kohes kur ajo ishte duke vizituar rajonin”. Nga zbulimi qe eshte bere, eshte pare se ajo nuk ka shpenzuar as edhe nje qindarke te vetme gjate gjithe kohes.

Ajo ka spjeguar se kishte te ardhura shume te pakta dhe se nuk donte te vuante gjate udhetimit te saj. Me kenaqesi dhe pa problem, ajo u kerkonte te dashurve te perkohshem te kujdeseshin per akomodimin e saj dhe gjithcka tjeter gjate udhetimeve. Ne kembim, ajo do te udhetonte me te gjithe diten dhe do te kalonte naten ose disa nete “varet sa do te qendronte ne rajon” me djalin ne fjale.

Nga ana tjeter, ajo ka renditur edhe listen e kerkesave. “I dashuri duhet te jete jo me pak se 1.75 cm i gjate, jo me teper se 30 vjec, i dashur dhe shume i sjellshem”. 19 vjecarja shton se ka udhetuar deri tani neper qytete te rendesishme te vendit si Suzhou, Wuxi dhe Nanjing nen shoqerine e tre meshkujve duke udhetuar dhe me pas kaluar naten me ta ne zonat ku ajo udhetonte.

Postimi i saj ne rrjetet sociale ka patur mijera klikime me pas. Nje pjese e madhe e lexuesve kane shkruar “aspak te kenaqur”ne lidhje me ato qe vajza ka kerkuar. Shume prej tyre e kane komentuar ate si “vajza qe do dicka ose gjithcka per asgje dhe humbet moralin e saj si kembim”.

Edison Myrteza