Video

23/10/2014 13:22:18

Rritet punėsimi nė Spanjė

Statistikat e fundit tregojnė pėr njė ulje tė numrit tė tė papunėve me 195 200 persona






MADRID - Papunėsia ka regjistruar rėnie nė tremujorin e tretė duke arritur nė 23,67 duke kaluar nėn nivelin 24 pėr qind pėr herė tė parė qė prej fundit tė vitit 2011, njoftoi sot Instituti Kombėtar i Statistikave (INE). Numri i tė papunėve ėshtė ulur me 195 200 persona pėr periudhėn korrik-shtator, qė korrespondon me pikun e sezonit turistik nė vend, theksoi Ine nė njė komunikatė. Kjo pėrbėn rėnien mė tė madhe tė papunėsisė tė regjistruar mė parė nė njė tremujor, sipas institutit, edhe pse niveli mbetet ende i lartė. Rreth 5 427 700 persona janė ende nė kėrkim tė njė pune. Pėrqindja e papunėsisė vazhdon gjithashtu rėnien progresive tė nisur nė tremujorin e dytė, ku ishte 24,47 pėr qind, pasi kishte arritur nė 26,94 pėr qind nė tremujorin e parė 2013. Qeveria konservatore e Mariano Rajoy shpreson qė kjo tendencė do tė vazhdojė.

HermesNews - ©2014