Video

22/10/2014 18:54:34

Ēmime pėr 7 restorante nė Tiranė

Nismė e Unionit tė Dhomave tė Tregtisė italiane, realizuar nė bashkėpunim me Institutin Kombėtar tė Kėrkimeve (ISNART) dhe me dhomat e Tregtisė Italiane nėpėr Botė









TIRANE - Shtatė janė restorantet ne Shqipėri tė cilėve do t’iu dorėzohet marka “Mikpritja Italiane” gjatė njė aktiviteti tė organizuar nga Dhoma e Tregtisė Italiane nė Shqipėri - CCIA, nė bashkėpunim me Ambasadėn Italiane nė Tiranė.

«Mikpritja Italiane – Restorante Italiane nė Botė» ėshtė njė nismė e Unionit tė Dhomave tė Tregtisė italiane, realizuar nė bashkėpunim me Institutin Kombėtar tė Kėrkimeve (ISNART) dhe me dhomat e Tregtisė Italiane nėpėr Botė (nė kėtė rast nė bashkėpunim me Dhomėn e Tregtisė Italiane nė Shqipėri), e cila finalizohet me lėshimin e njė ēertifikate cilėsie pėr tė gjithė ato restorante qė shėrbejnė kuzhinė italiane tė vėrtetė e qė garantojnė respektimin e standarteve tė cilėsistė qė janė karakteristikė e mikpritjes italiane.

Projekti “Restorantet italiane nė Botė” gėzon edhe bashkėpunimin e Ministrive italiane tė Turizmit, tė Punėve tė Jashtme, tė Zhvillimit Ekonomik dhe tė Ministrisė sė Pasurive Kulturore e tė Politikave Agrare.

Eventi i organizuar nga Dhoma e Tregtisė Italiane nė Shqipėri– CCIA nė bashkėpunim me Ambasadėn Italiane nė, do tė mbahet mė datė 23 Tetor 2014 nė orėn 19:00 pranė Rezidencės sė Ambasadės Italiane.

HermesNews - ©2014