Video

22/10/2014 16:01:56

FILLON AKSIONI KUNDĖR LIDHJEVE TĖ JASHTĖLIGJSHME

Pas pesė ditėsh Policia e Shtetit fillon aksionin e ri. 150 milionė Euro vidhen ēdo vit: projektet qė do tė financohen me kėto para









TIRANĖ - Kryeministri Edi Rama ka kėrkuar sot praninė e mediave pėr tė shpallur aksionet e reja tė policisė sė shtetit kundėr vjedhėsve tė energjisė elektrike. Pas ndėrtimeve pa leje, pėr tė cilat operacioni i INUK do tė shtrihet nė tė gjithė territorin, tani radha e lidhjeve tė jashtėligjshme tė dritave. Tė gjithė abuzuesit kanė pesė ditė kohė pėr t'i hequr.

Plani operacional ka pėrfunduar dhe do tė udhehiqet nga kompania e shpėrndarjes dhe Policia e Shtetit e cila do tė pėrfshihet e tėra. Ata qė paguajnė dritat, "nuk janė vetėm ata qė fusin dorėn nė xhep si qytetarė por dhe tė gjithė ata qė kontribuojnė qė ky shtet tė mund tė marrė kredi pėr sektorin energjetik", tha Rama. Dita e njė operacioni qė do tė ēlirojė shumė nga projektet e pamundura sot, pasi janė rreth 150 milionė euro qė ēdo vit vidhen, humbasin, shpėrdorohen, njofton Rama.

"Janė 80 deri nė 100 kilometra rrugė qė nė vend se tė ndėrtohen vit pas viti, mbeten tė pandėrtuara, sepse ato para i vjedhin hajdutėt e energjisė elektrike; Janė 150 shkolla tė reja. Pėrfytyroni, 150 shkolla tė reja, qė mund tė ndėrtohen me paratė qė vjedhin hajdutėt e energjisė elektrike; Janė 6 spitale tė reja, moderne, rajonale tė standardeve europiane qė mund tė ndėrtohen me paratė qė vjedhin hajdutėt e energjisė elektrike; Janė tė gjitha paratė qė ky shtet paguan pėr gjithė familjet nė nevojė pėr ndihmėn ekonomike qė i vjedhin hajdutėt e energjisė elektrike. Pra, me ato para mund tė paguajmė tė gjithė ndihmėn ekonomike; Janė aq sa dhjetėfishi i mbėshtetjes qė ky shtet i jep fermerėve, pėr tė punuar tokėn, pėr tė nxjerrė prodhime, pėr tė eksportuar, pėr tė mbajtur familjen, qė i vjedhin hajdutėt e energjisė elektrike; Janė sa kontributi pėrmes tatim-fitimit i tė gjithė sipėrmarrjeve shqiptare, qė vidhen nga hajdutėt e energjisė elektrike; Janė aq sa fondi i investimeve publike me financim tė brendshėm tė kėtij shteti, paratė qė vjedhin hajdutėt e energjisė elektrike. Pėr kėtė arsye, hajdutėt e energjisė elektrike janė armik i pėrbashkėt i popullit shqiptar, janė armik i pėrbashkėt i Shqipėrisė sot, janė armik i pėrbashkėt i tė ardhmes sė tė gjithė fėmijėve tanė", tha Rama.

Pesė ditė kohė pėrpara se trupat e policisė tė lėshohen nė territor njėsoj siē u lėshuan nė Lazarat. "Pėrpara se tė flasim pėr rritje tė ēmimit tė energjisė elektrike, nė radhė tė parė, duhet tė garantojmė barazinė nė marrjen e pėrgjegjėsisė individuale", tha Rama.

Pperacioni do tė lanēohet publikisht pas pak ditėsh, me tė gjitha detajet, por ndėrkohė, "kėto ditė, u japim kohė tė gjithė atyre qė kujtojnė se kėshtu e ka Shqipėria, qė tė kuptojnė qė nuk e ka kėshtu Shqipėria", tha Rama.

HermesNews - ©2014