Video

22/10/2014 11:34:48

Rama paralajmėron

Lidhjet e jashtėligjshme do tė ndėrpriten, ose abuzuesit do tė shkojnė nė burg









TIRANE - Pesė ditė kohė pėr ata qė vjedhin energjinė elektrike. Tė shkėpusin lidhjet e jashtėligjshme. Ky ėshtė paralajmėrimi qė vjen nga Kryeministri Edi Rama, pas disa arrestimesh tė kryera nga Policia e Shtetit pėr vjedhje tė energjisė elektrike. "U mbyll plani i operacionit special kundėr vjedhjes se energjisė. 5 ditė kohė pėr ke s’do tė dėnohet me burg. Boll e ka pėsuar kush paguan", shkruan Rama nė fb. Ministri i Energjisė dhe Industrisė, Damian Gjiknuri ka deklaruar se nuk do tė ketė asnjė tolerim pėr ata qė vjedhin energjinė. Gati 20% e energjisė elektrike ėshtė vjedhje e pastėr dhe pjesa tjetėr rreth 20% ėshtė humbje teknike pėr shkak tė mungesės sė investimeve prej shumė vitesh. Pėr tė ulur nivelin e humbjeve, Ministria e Energjisė dhe Industrisė mes projekteve financuar nga Banka Botėrore, synon plotėsimin me matėsa tė te gjithė konsumatorėve dhe eliminimin e faturimit aforfe. Po negociohet paketa mė e rėndėsishme financiare prej 150 milionė USD miratuar nga Banka Botėrore, me qėllim qė rreth 100 milionė USD tė shkojnė nė sektorin e shpėrndarjes. Kėtij sektori do t’i shtohen edhe 50 milionė USD tė tjera nga dy institucione ndėrkombėtare, me qėllim qė tė bėhet njė sektor i qėndrueshėm shpėrndarja e energjisė. Nė periudhėn 2012-2013 arriti nė 200 mijė numri i konsumatorėve qė konsumonin energji pa pasur matėsa dhe pėr pasojė, u shėnua nivel i lartė i humbjeve tė energjisė.

HermesNews - ©2014