Video

21/10/2014 18:38:58

Fillon etapa tjetėr e udhėtimeve

Tė premten mė 28 nėntor, papa do tė mbėrrijė nė Ankara









VATIKAN - Papa Franēesku niset pėr nė Ankara dhe Stamboll mė 28 dhe 30 nėntor pėr tė takuar zyrtarėt e lartė turq dhe patriarkun ortodoks, njoftoi sot zėdhėnėsi i Vatikanit, Federico Lombardi.Tė premten mė 28 nėntor, papa do tė mbėrrijė nė Ankara qė ėshtė edhe pjesa mė zyrtare e udhėtimit, ku do tė takohet me pėrgjegjėsit kryesorė politik tė vendit dhe do tė vizitojė mauzoleun e themeluesit tė Turqisė laike dhe moderne, Kemal Ataturk. Tė shtunėn do tė shkojė nė Stamboll, ku do tė vizitojė Muzeun e Shėn Sofisė, mė pas Xhaminė Blu tė Sulltanit Ahmet, ku papa Benedikti XVI kishte vajtur nė nėtor 2006. Franēesku mė pas do tė celebrojė meshėn nė katedralen katolike tė Bizantit (Kostandinpojė). Kjo vizitė do tė shoqėrohet nga masa tė rrepta sigurie ndėrkohė qė Turqia po jeton tensione tė fuqishme pėr shkak tė konfliktit nė Irak dhe Siri, qė kanė rigjallėruar gjithashtu tensionet mes kurdėve dhe turqve.

HermesNews - ©2014