Video

18/10/2014 18:19:39

Stafi diplomatik nuk kėrcėnohet

Dervishi, ''jemi nė dijeni tė shtimit tė forcave tė sigurisė pranė ambasadės shqiptare nė Beograd si dhe pranė stadiumit ku do tė zhvillohet ndeshja Partizani- Crvena Zvezda''






TIRANĖ - Kėshilltari pėr median nė ministrinė e punėve tė jashtme, Glevin Dervishi konfirmoi tė shtunėn se “ka njė shtim tė forcave tė sigurisė pranė ambasadės shqiptare nė Beograd, Serbi, si dhe pranė stadiumit ku do tė zhvillohet ndeshja Partizani - Crvena Zvezda. Sipas tij, deri tani nuk ka kėrcėnim real pėr stafin diplomatik shqiptar nė Beograd, Serbi. Dervishi tha se jemi nė dijeni tė shtimit tė forcave tė sigurisė pranė ambasadės shqiptare nė Beograd si dhe pranė stadiumit ku do tė zhvillohet ndeshja Partizani- Crvena Zvezda. “Stafi i ambasadės shqiptare nė Beograd ėshtė kontaktuar nga pala serbe, e cila ka dėshmuar gatishmėrinė pėr tė rritur sigurinė pranė ambasadės si dhe pėr tu njohur me situatėn dhe planin e masave qė po merren”, tha Dervishi. I pyetur nėse ėshtė i nevojshėm evakuimi i stafit diplomatik shqiptar, Dervishi tha se nė vazhdim tė zhvillimeve ne do tė marrim edhe vendimin nėse do tė jetė e nevojshme pėr tė garantuar jetėn e stafit diplomatik. “Nuk kemi njė vendimmarrje pasi ende nuk kemi njė kėrcėnim real ndaj stafit tė ambasadės”, deklaroi ai. Ndėrkohė edhe mediat kanė raportuar pėr shtim tė forcave tė sigurisė pranė ambasadės shqiptare nė Beograd nė prag tė ndeshjes Partizani- Crvena Zvezda.

HermesNews - ©2014