Video

18/10/2014 18:03:33

Haxhinasto inspekton impiantet nė Velipojė dhe Shėngjin

Tė ulim kostot dhe tė kemi mundėsi qė tė ardhurat qė gjenerohen tė pėrdoren pėr investime tė tjera me qėllim qė te pėrmirėsohet shėrbimi i ujėsjellės-kanalizimeve







SHKODER - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturės Edmond Haxhinasto inspektoi sot dy Impiantet e Trajtimit tė Ujėrave tė Pėrdorura nė zonėn bregdetare Shėngjin – Velipojė (foto).

Gjate vizites nė impiantin e Shėngjinit, njė investim tashmė i realizuar prej 4.7 milion euro, i cili i sherben rreth 60 mijė banorėve Ministri Haxhinasto tha se ishte shumė i rėndėsishem pėr gjithė infrastrukturėn e zonės.

Funksionimi normal i kėtij impianti ka sfidat e veta, si ato qė kanė tė bėjnė me kostot e operimit. Ky ėshtė njė problem i pėrgjithshėm i gjithė sistemeve tona tė ujėsjellės-kanalizimeve, nė strukturėn e kostove tė tyre elementi i energjisė elektrike ėshtė shumė madhor, e cila bėn qė shteti tė jetė vazhdimisht i angazhuar pėr tė subvencionuar kėto kosto pėr tė qenė tė pėrballueshme nga qytetarėt, u shpreh Ministri.

Ministrit Haxhinasto e konsideroj ketė njė sfidė tė madhe pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Ujėsjellės Kanalizimeve dhe pėr tė gjithė ndėrmarrjet e ujėsjellės-kanalizimeve qė tė punojmė sėbashku, pėr tė pėrmirėsuar eficencėn e sistemeve tė ujėsjellės-kanalizimeve, me qėllim qė tė ulim sa mė shumė kostot dhe tė kemi mundėsi qė tė ardhurat qė gjenerohen tė vazhdojnė tė pėrdoren edhe pėr investime tė tjera me qėllim qė te pėrmirėsohet sa mė mirė shėrbimi i ujėsjellės-kanalizimeve.

Ai gjithashtu shtoi se nė Lezhė sė shpejti do tė realizohet edhe njė investim tjetėr shumė i rėndėsishėm prej rreth 11 milion eurosh pėr sistemin e rrjetit te ujėsjellėsit tė qytetit. “Ai do tė ketė njė impakt shumė tė madh pėr Lezhėn, Shėngjinin, pėr gjithė kėtė zonė qė ėshtė njė nga zonat me potencial turistik shumė tė madh tė vendit”, tha Haxhinasto

Me pas Ministri vizitoi edhe Impiantin e Trajtimit tė Ujėrave tė Perdorura nė Velipojė. “Edhe ky investim ėshtė gjithashtu njė zhvillim shumė pozitiv pėr infrastrukturėn e ujėsjellės-kanalizimeve tė kėsaj zone me njė potencial turistik tė jashtėzakonshėm”, tha ai duke e konsideruar kete si nje nga projektet mė tė rėndėsishmit pėr trajtimin e ujėrave tė zeza, ku aktualisht ka pėrfunduar faza e dytė.
























“Eshtė realizuar investimi pėr pjesėn kryesore tė impiantit tė trajtimit tė ujėrave tė zeza qė do t’i shėrbejė rreth 55 mijė banorėve. Sfidė e madhe nė kėtė moment mbetet lidhja e kolektorėve tė sistemit me pėrdoruesit e ndryshem”, tha ai.

Njekohesisht ai kerkoj edhe nje mbeshtetje me te madhe nga ana e pushtetit lokal per kete ceshtje. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė angazhohet fuqishėm edhe pushteti vendor, pasi Drejtoria e Pėrgjithshme e Ujėsjellės Kanalizimeve dhe ajo e zonės kėtu, janė tė angazhuara plotėsisht dhe do tė japin mbėshtetjen e tyre maksimale, do tė shikojmė mundėsine e mbėshtetjes edhe nga buxheti i shtetit, por projekti ėshtė konceptuar ku duhet njė angazhim i drejtpėrdrejtė edhe i banorėve tė kėsaj zone pasi ndryshimi qė mund tė realizojmė nėpėrmjet plotėsimit tė tė gjithė rrjetit tė ujėsjellėsit dhe tė kanalizimeve nė kėtė zonė ėshtė i jashtėzakonshėm pėr vetė vecoritė mjedisore qė ka zona e Velipojės, si njė zonė ekologjikisht nga mė tė pastrat e Shqipėrisė, pra pėr t’a ruajtur atė si tė tillė dhe pėr tė shfrytėzuar potencialin e madh turistik qė ajo ka, tha Ministri Haxhinasto.

Afati i pėrfundimit tė kėtij projekti nė tėrėsinė e tij, ėshtė fillimi i vitit 2016.

Gjate fjales se tij Ministri edhe njehere shprehu gadishmerine pėr tė bashkėpunuar ngushtėsisht me pushtetin vendor edhe me gjithė institucionet e tjera, me qėllim qė jo vetėm te pėrfundojmė nė kohė kėtė impiant por sic theksoj ai “sa mė shpejt t’i japim tė gjithė banorėve tė Velipojės, por dhe turistėve qė vijnė kėtu gjatė njė sezoni turistik relativisht tė gjatė shėrbimin mė tė mirė tė mundshėm”.

Njė nga problematikat qė ka patur turizmi ėshtė dhe derdhja e ujėrave tė zeza nė liqene, lumenj apo nė bregdet. Kur do tė marrė pėrfundimisht zgjidhje kjo problematikė nė gjithė territorin shqiptar ? Tė njėjtėn situatė ka pėrjetuar Liqeni i Shkodrės duke i shkaktuar dėme tė konsiderueshme.
























Ky ėshtė njė problem madhor, cėshtja e trajtimit tė ujėrave tė ndotura. Akoma Shqipėria ka nivele tė ulta tė trajtimit tė ujėrave tė pėrdorura nė nivelet rreth 25%. Pra rruga qė duhet tė bėjmė ėshtė mjaft e gjatė dhe sfida jonė ėshtė qė tė angazhojmė dhe tė programojmė investimet pėr tė realizuar trajtimin e kėtyre ujėrave por para sė gjithash duhet tė bėjmė funksionale tė gjithė impiantet ku ne, partnerėt dhe donatorėt e ndryshėm kanė investuar, sic ėshtė rasti konkret i Velipojės. Prandaj, kėto investime ti bėjmė funksionale dhe padiskutim tė fillojmė tė programojmė edhe investime tė tjera me qėllim qė ta ruajmė mjedisin sa mė tė pastėr dhe tė shfrytėzojmė tė gjithė mundėsitė e jashtėzakonshme turistike qė ka Shqipėria.

HermesNews - ©2014