Video

18/10/2014 17:15:54

Nacionalizmi kėrcėnim nė Europė

E kundėrta e asaj qė ėshtė civilizimi, integrimi






AIX-EN-PROVENCE - Sinonim i regresionit, nacionalizmi pėrbėn kėrcėnimin mė tė rėndė pėr ndėrtimin e Evropės, theksoi fituesi i ēmimit Nobel pėr Letėrsinė 2010, Mario Vargas Llosa, i cili do tė adaptojė pėr teatėr ”Dekameronin” e Bokaēos. “Ėshtė e pabesueshme qė kjo rishfaqet nė Evropė, ku mendohej se kishte kaluar kjo gjendje kaq mediokre, shprehet autori i veprės “Hallė Xhulia dhe shkresaxhiu” (Aunt Julia and the Scriptwriter), pyetur nė kuadėr tė njė ceremonie pėr librin nė jug tė Francės, nė Aix-en-Provence, ku ai ishte i ftuar nderi. Duke kritikuar njė vizion kaq sektar, mediokėr tė jetės, qė prodhon gjithmonė luftė, diskriminim, racizėm, fituesi i ēmimit Nobel pėr Letėrsinė theksoi se kjo ėshtė pikėrisht e kundėrta e asaj qė ėshtė civilizimi, integrimi. “Kur ndodh njė krizė, bėhet fjalė pėr atė qė filozofi Karl Popper e cilėsonte rikthim nė tribu, kėtė mbrojtje kolektive”, shtoi ai gjatė njė bisede me disa gazetarė. “Tė mbyllesh nė atė qė njeh, ky ėshtė regresion!”. Autor i 30 veprave (romane, teatro, ese…), Mario Vargas Llosa, 78 vjeē shprehet shumė optimist pėr Amerikėn Latine, ku dominon kultura demokratike.

HermesNews - ©2014