Video

17/10/2014 18:41:10

Dija dhe inovacioni, fuqia e transformimit

Rama: ''Koha tė reformojmė sistemin financiar dhe tė sigurojmė transparencėn dhe parashikueshmėrinė''







WASHINGTON - Kryeministri Edi Rama iu adresua me njė fjalė sesionit tė Qendrės pėr Zhvillim Ndėrkombėtar tė Harvardit, ku u fokusua nė vizionin e Qeverisė shqiptare mbi modelin ekonomik dhe rilindjen ekonomike dhe sociale tė Shqipėrisė.

Kryeministri u shpreh se kėto dy dekada qysh prej daljes nga izolimi, pėr Shqipėrinė kanė qenė vitet e lundrimit nė njė det rrjetesh e mundėsish, por pa mundur tė ankorojė nė rezultate tė pėrshtatshme. Kjo ėshtė arsyeja, pse dija dhe inovacioni ka qenė nė themel tė programit qeverisės sė “Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane”.

“Ne jemi tė sigurt qė nuk duam zhvillim ekonomik nė kurriz tė demokracisė, dhe kurrė nuk do tė punojmė pėr zhvillim ekonomik nė kurriz tė lirisė.

Demokracia nuk mund tė qėndrojė pa zhvillim ekonomik, por zhvillimi ekonomik ėshtė i mundshėm edhe pa demokraci. Por kjo nuk ėshtė zgjedhja jonė dhe kurrė nuk do tė jetė zgjedhja jonė. Dhe veēanėrisht nga kjo pikėpamje ne kemi si shembull frymėzimi vendet ku liria ėshtė nė fuqi dhe ku zhvillimi ekonomik vjen si pasojė e lirisė dhe demokracisė,” u shpreh Kryeministri Rama.

Duke folur pėr zhvillimet nė njė vit qeverisje Kryeministri u ndal nė miratimin dhe zbatimin e suksesshėm tė paketės pėr fasonėt.

“Kohėt e fundit qeveria ka miratuar njė paketė stimuluese pėr fasonet, ku pėrfshihet marrja me qira e objekteve shtetėrore pėr 1 euro nė vit pėr disa vite; ofrimi i trajnimit profesional pėr punonjėsit dhe mbėshtetje me kostot e sigurimeve shoqėrore dhe stimuj tė tjerė. Kjo paketė, e implementuar qė nga janari 2014 dhe e krijuar nė bashkėpunim tė ngushtė me aktorėt brenda sektorit dhe nėpėrmjet partneritetit me botėn e biznesit, ka rezultuar e suksesshme. Eksportet e lidhura me fasonet janė rritur me 26.08% pėr periudhėn janar-gusht 2014, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė.”

Pėr arritjen e rezultateve tė dėshirueshme e tė qėndrueshme, Kryeministri theksoi se Qeveria ėshtė fokusuar nė ngritjen e strukturave qė sigurojnė vazhdimėsinė dhe suksesin tė bazuar mbi dijen.

“Jemi duke punuar nė drejtim tė rikrijimin tė njė Njėsie tė Partneritetit Publik Privat nė Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes. Njėsia do tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet, pėr tė siguruar qė ne tė materializojmė projekte tė reja pėr investitorėt e huaj. Kėto projekte do tė jenė tė zbatueshėm nga pikėpamja e biznesit dhe do tė sigurojnė qė ne tė krijojmė ndėrmarrje dinamike pėr nesėr dhe jo vetėm njė fitim tė menjėhershėm pėr sot. Kėshtu, gjatė vitit tonė tė parė nė qeveri, ne kemi parė se me anė tė pėrdorimit tė rrjeteve tė dijes, brenda njė mentaliteti tė orientuar tek rezultati dhe tė fokusuar nė inovacion, transformimi ėshtė mjaft i mundshėm.”

Shqipėria, tha mė tej Kryeministri, e ka tė domosdoshėm njė model tė ri ekonomik, i cili nuk ka mė si burim kryesor tė ardhurat nga emigracioni apo industrinė e ndėrtimit, por qė merr nė konsideratė edhe vendndodhjen nė zemėr tė Europės, burimet natyrore, faktin qė jemi popullsia e dytė mė e re e kontinentit europian dhe qė ka nevojė pėr dije e risi, veēanėrisht nė 5 fushat kryesore: energji, financė, politikat publike, urbanizim dhe ekonomi.

Teksa theksoi se Shqipėria sapo ka kapėrcyer nėpėrmjet bashkėpunimit me Bankėn Botėrore, njė krizė tė borxhit tė brendshėm, Kryeministri nėnvizoi se rimėkėmbjen dhe zhvillimin ekonomik e sheh nė njė binom me zhvillimin demokratik, se nuk mund tė ketė ekonomi tė fortė pa njė shoqėri tė fortė demokratike.

“Tani ėshtė koha tė reformojmė sistemin financiar dhe tė sigurojmė transparencėn dhe parashikueshmėrinė. Kemi filluar nga tatimet dhe doganat, dhe nė lidhje me kėto tė fundit, bashkėpunimi me njė kompani britanike Crown Agents, ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė luftėn kundėr korrupsionit dhe sigurimin e njė modernizimi tė qėndrueshėm tė sistemit doganor. Duke rritur nė mėnyrė domethėnėse tė ardhurat,” - u shpreh Kryeministri.

HermesNews - ©2014