Video

17/10/2014 16:13:21

Po sikur tė hetojmė dhe UEFAn ?

nga Doriana Metollari






HermesNews - Kemi tė drejtė morale dhe ligjore tė kėrkojmė hetim pėr tė gjitha incidentet e ndodhura nė stadiumin e beogradit nė Serbi, por nuk mund tė pretendonim njė ndeshje normale me tė gjitha parametrat demokratikė nė njė vend me tė cilin jemi vrarė e prerė gjatė gjithė historisė. Mos t'i pėrmendim fare marrėdhėniet nomale, sepse nė Ballkan nuk ekzistojnė mes popujve.

UEFA kėtė e di.

Sa herė qė dy shtete nė konflikt luajnė futboll, UEFA tregohet e kujdesshme qė tė mos qėllojnė afėr, siē bėri me spanjėn dhe gjibraltarin, qė tek e fundit nuk ishin dhe aq problematike sa ne me serbinė. E megjithatė UEFA nuk i vuri tė luajnė me njera - tjetrėn. Me ne po. Pse ?

Pse e theu rregullin kėtė herė ? Provokoi pėr tė parė si do tė shkonte situata ? A do tė menaxhohej si duhej ? A do tė ishim nė gjėndje tė luanim njė ndeshje pa konflikt ? A mund tė jetė bėrė pėr tė vėnė nė provė rusinė ? Duke provokuar konflikt me siguri Rusia do tė ishte gati t'i dilte nė krah serbisė siē dhe ndodhi.

Ishtė e trishtueshme tė mendoje se kryeministri Rama do tė anullonte takimin nė Beograd, ēfarė do t'a zhyste rajonin prapė nė ndarje dhe mllefe qė kush e di se kur do t'i vinte radha pėr u hedhur pas krahėve. Ndoshta kjo erdhi tamam nė kohė pėr t'i treguar europės sė po, ne udhėhiqemi nga njė llogjikė e shėndoshė dhe i ndajmė situatat.

Kjo s'ka tė bėjė me tolerancėn e fyerjes sė simboleve tona, qė me siguri duhet tė hetohet nga ata qė paguhen pėr ta bėrė.

Por le ta themi troē, nuk ishte flamuri shqiptar ai qė u pėrdhos, ishte njė bashkim flamujsh, ishte harta e shqipėrisė sė madhe.

Ai dron nuk duhej tė ishte atje.

Jo sepse droni me hartėn e shqipėrisė sė madhe ėshtė gabim nė njė shtet normal, por sepse nė Serbi, nė mes tė flakėve nuk duhej tė hidhej asnjė pikė benzinė. Droni ishte pakujdesi.

Ne mund tė mos pranonim tė luanim nė Serbi, qė nė fillim. Mund tė luanim nė njė fushė neutrale, mund tė luanim kudo pėrveēse nė Serbi.

Shumė mund tė mos jenė dakord me kėto qė po shkruaj, ndoshta mund tė mė quani dhe antikombetare, e megjithatė i juaji do tė ishte njė pikėvėshtrim shumė i ngushtė.

Shqipėria duhet tė kėrkojė hetim per fyerjet e himnit dhe nuk ka pėr tė marrė asnjė tė drejtė nėse do tė kapemi tek e drejta pėr tė ulur hartėn e shqipėrisė sė madhe nė fushėn serbe, sepse konsiderohet provokim.

Shqipėria duhet tė kėrkojė hetim pėr dhunėn gjatė himnit, pėr fyerjet e lojtarėve, por dhe tė kėrkojė nga UEFA arsyet pse i vuri afėr kėto dy skuadra, kur rregullat parashikojnė ndryshe ?

HermesNews - ©2014