Video

17/10/2014 13:25:59

Bileta elektronike nė muze

Pėrurohet sistemi i ri i financuar nga Fondacioni Shqiptaro - Amerikan pėr Zhvillim (AADF)






TIRANE - Nė Muzeun Historik Kombėtar, nė njė ceremoni tė veēantė, u perurua sistemi i biletarisė elektronike. Nė sajė tė njė projekti tė financuar dhe zbatuar nga Fondacioni Shqiptaro - Amerikan pėr Zhvillim (AADF) dhe mbėshtetur nga Ministria e Kulturės, tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin Kryetari i Bordit Drejtues tė AADF, Michael Granoff, anėtarėt e tjerė tė bordit drejtues, ministrja e Kulturės, Mirela Kumbaro dhe drejtori i Muzeut Historik Kombėtar, Melsi Labi. “Kjo ėshtė nisma e njė strategjie qė Ministria e Kulturės e ka filluar punėn pėr realizimin e saj qė prej njė viti, mbi njė menaxhim mė tė mirė jo thjesht tė trashėgimisė, jo thjesht tė njė etape, por pėr tė gjithė sistemin”, u shpreh Kumbaro nė fjalėn e sajė. Ajo theksoi se “njė nga momentet kyēe tė sistemit tė trashėgimisė, ėshtė se sa arrijmė ne qė kėtė sistem ta bėjmė tė qėndrueshėm, tėrheqės dhe qė tė prodhojė edhe tė ardhura”. Projekti i kėtij sistemi ne trashėgiminė kulturore shqiptare, ka pėrfshire edhe site te tjera ne vend, si muzeun e Krujės, Kalanė dhe Muzeun Onufri ne Berat, Parkun Arkeologjik te Fierit, Kalanė e Rozafės ne Shkodėr dhe ate te Gjirokastrės.

HermesNews - ©2014