16/10/2014 18:41:22
Ministri Bushati thėrret ambasadorin serb
''Deklaratat e zyrtarėve mė tė lartė serbė bien ndesh me etikėn mė bazike tė marrėdhėnieve diplomatike dhe reciprocitetin''
TIRANĖ - Ministria e Punėve tė Jashtme e Shqipėrisė dėnoi baltosjen politike tė ndėrmarrė nga udhėheqėsit kryesorė tė Serbisė kundėr popullit dhe shtetit shqiptar. Me anė tė njė deklarate pėr shtyp MPJ, thekson se, Deklaratat e zyrtarėve mė tė lartė serbė bien ndesh me etikėn mė bazike tė marrėdhėnieve diplomatike dhe reciprocitetin e mirėsjelljes, vetėpėrmbajtjes dhe respektit midis shteteve sovrane. Pėr mė tepėr, ato nuk dėshmojnė lartėsinė e njė vendi kandidat pėr anėtarėsim nė BE. MPJ fton udhėheqėsit e lartė tė Serbisė tė kthjellohen dhe tė tregojnė maturi duke dėnuar aktet antishqiptare qė ndodhėn para, gjatė dhe pas ndeshjes Serbi-Shqipėri, si bllokimin nė aeroportin e Beogradit tė gazetarėve dhe sipėrmarrėsve shqiptarė qė shoqėronin ekipin kombėtar, djegien e flamurit shqiptar nė stadium, thirrjet pėr 40 minuta pėr vrasjen e shqiptarėve dhe dhunėn patologjike tė ushtruar mbi sportistėt e kombėtares shqiptare, thuhet nė deklaratė. Sipas MPJ, Historia e vjetėr dhe e re e Ballkanit nuk e njeh Shqipėrinė si destabilizuese e rajonit dhe as si agresore kundėr popujve liridashės, qė kėrkojnė pavarėsi. Shqipėria nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr faktin se e kaluara mund tė rėndojė nė ndėrgjegjen dhe gjendjen emotive tė zyrtarėve tė lartė serbė. Ministri Bushati thirri sėrish nė njė takim Ambasadorin e Republikės sė Serbisė nė Tiranė, z. Miroljub Zaric, pėr ti dorėzuar notėn e protestės sė qeverisė Shqiptare lidhur me ngjarjet nė Beograd.
HermesNews - ©2014