Video

16/10/2014 12:21:40

Parlamenti merr nė dorė akcizat pėr cigaret

Sipas p/ligjit, propozohet rritja e akcizės sė cigares, nga 90 lekė paketa me 20 cigare, nė 110 lekė paketa me 20 cigare






TIRANE - Kuvendi pritet tė nisė shqyrtimin e ndryshimeve nė p/ligjin “Pėr akcizat” qė rėndon taksat mbi cigaret, pėrmes rritjes sė akcizės dhe efektit nga Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar. Sipas p/ligjit, propozohet rritja e akcizės sė cigares, nga 90 lekė paketa me 20 cigare, nė 110 lekė paketa me 20 cigare. Pėr vitin 2016-17 akciza do tė rritet me 10 lekė. Pėrmes kėsaj mase, Qeveria u merr duhanpirėsve 40 milionė dollarė taksa shtesė nė vit, ndėrsa argumenti i qeverisė ishte se rritja e akcizės ishte direktivė e Bashkimit Europian si dhe masė pėr uljen e duhanpirjes. Pėr tė mos lejuar qė paratė tė pėrfitohen nga tregtarėt, Kėshilli i Ministrave kishte parashikuar kufizimin e importeve deri nė hyrjen nė fuqi tė ligjit me 15 pėr qind mbi mesataren e vitit tė kaluar. Por, me propozim tė Kryetarit tė Ekonomisė, Erjon Braēe, masa u shtrėngua edhe mė shumė dhe madje edhe koha nė tė cilėn ajo nis efektet. Veē taksės mbi cigaret, Komisioni ndryshoi edhe nismėn e Qeverisė pėr tė taksuar me akcizė tė gjitha biokarburantet, si ato qė prodhohen nė vend, ashtu dhe ato tė importit. Pėr to do tė flitet sot nė Parlament.

HermesNews - ©2014