15/10/2014 19:18:43
Kryeministri Rama drejt Beogradit
Intervista pėr Zėrin e Amerikės/ ''Futbolli nuk ėshtė instrument i politikės. Politika e shteteve nuk mund tė udhėhiqet me ēfarė ndodh nė njė fushė futbolli''

TIRANE -Zoti Kryeministėr, pėrpara se flasim pėr vizitėn tuaj apo zhvillime tė tjera nė Shqipėri, 24-orėshi i fundit ėshtė mbizotėruar nga lajmet dhe komentet pėr ndeshjen e mbrėmshme Serbi - Shqipėri, ndėrprerja e sė cilės ėshtė cilėsuar si njė ngjarje e rendė. Ju si e shihni atė qė ka ndodhur ?
Nė radhė tė parė, mė lejoni qė tė jem krenar edhe nė rastin qė ju mė jepni pėr tė komunikuar pėr 24 orėt e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve dhe pėr cka na dhuruan dje djemtė e kombėtares, tė cilėt pėr sa kohė pati futboll, praktikisht, ishin superiorė me lojė dhe me raste. Kėshtu qė, pėr sa i takon Shqipėrisė dhe pėr sa na takon ne shqiptarėve, besoj qė skemi asnjė lidhje me ēfarė ndodhi. Qė, ishte njė fatkeqėsi e madhe pėr sportin mė popullor nė botė, por qė ishte edhe njė shfaqje jashtėzakonisht e shėmtuar dhe plotėsisht e dėnueshme, dhune dhe racizmi.
Zoti kryeministėr, rreth ndeshjes nuk kanė munguar as komentet e politikanėve. Kryeministri serb ėshtė cituar sot tė ketė thėnė, po citoj, se shpalosja e flamurit nė ndeshjen e sė martės nė Beograd ishte njė aksion i organizuar dhe njė provokim i rėndė politik. Apo se "synimi i ekstremistėve shqiptarė ishte qė tė shkelnin krenarinė e serbėve, por ne e ruajtėm fytyrėn". Ju keni planifikuar njė vizitė nė Beograd javėn e ardhshme, a mendoni se ngjarja e mbrėmshme mund tė hedhė hije mbi axhendėn e vizitės tuaj ? A pritet tė ndikojė ajo gjatė vizitės tuaj ?
Sė pari, dua tė ndaj me ju momentin e futjes nė ekran tė flamurit fluturues, tė cilin unė e ndoqa bashkė me njė grup njerėzish kėtu, nė Harvard, qė ishin nga shumė vende. Ajo shfaqje provokoi ilaritet, nė kuptimin qė, tė gjithė qeshėn dhe ju duk diēka e bukur. Pra larg zonės sė nxehtė tė urrejtjes, larg zonės sė nxehtė tė historive tė sė shkuarės, askush nuk u ndje i provokuar nga shfaqja e atij flamuri, nė tė moment. Por, fatkeqėsisht, siē e thatė edhe ju, deri edhe autoritetet mė tė larta serbe thonė se janė ndjerė tė provokuar. Dhe, pėrsėri, kjo ėshtė thjeshtė dhe vetėm pėr tė shprehur keqardhjen e thellė qė shfaqja e njė flamuri nė fushėn e futbollit, nė njė fushė ku kishte mijėra flamuj serbė, tė mund tė pėrdoret si njė alibi pėr tė gjithė atė qė ndodhi. Qė nga minuta kur u kėndua himni ynė kombėtar dhe i gjithė stadiumi ulėrinte vritini shqiptarėt, deri nė minutėn kur djemtė tanė dolėn nga stadiumi nėn njė trysni tė madhe psikologjike, pėrveēse edhe nėn njė dhunė tė pashembullt antisportive. Unė mendoj qė edhe nė kėtė rast, ne si shqiptarė duhet tė ndjehemi mirė qė nuk kemi asnjė lidhje me ēka u shfaq nė formėn e vetė mė tė egėr dhe nė formėn e vetė mė negative, si njė shėmbėlltyrė e sė shkuarės, qė ne jemi tė vendosur ta lėmė pas dhe qė ne e dėnojmė duke qenė tė bindur se futbolli nuk mund tė bėhet instrument i politikės dhe se politika e shteteve nuk mund tė udhėhiqet se ēfarė ndodh nė njė fushė futbolli.
Shtypi ndėrkombėtar sot, duke iu referuar burimeve nga Serbia, thotė se vėllai juaj ėshtė arrestuar pėrkohėsisht nga policia serbe dhe mė pas ėshtė liruar, i dyshuar pėr lidhje me objektin fluturues. Cili ėshtė komenti juaj pėr ketė ?
Pėrsėri keqardhje dhe pėrsėri shprehje e njė ndjenje mjaft keqardhėse pėr tė gjithė ata qė janė bėrė pjesė e kėtij manipulimi. Qė nuk tregon asgjė tjetėr, pėrveēse pėrpjekjen pėr t'u kacavjerrė dhe pėr t'u kapur pas njė alibie tėrėsisht tė montuar. Dhe pėr ta pėrdorur atė, mė kot, si njė gjethe fiku pėr tė fshehur lakuriqėsinė me tė cilėn u shpalos dje nė stadium urrejtja e tė shkuarės dhe ajo urrejtje qė, praktikisht, e ka penguar boll rajonin tonė qė tė shkojė pėrpara. Ska asgjė tė vėrtetė nė tė gjithė kėtė, por ka vetėm njė argument mė shumė pėr tė vėrtetuar se sa larg realiteti dhe sesa larg qėllimeve tona tė pėrbashkėta ishte ajo ēka u shfaq dje dhe ajo ēka u komentua sot, fatkeqėsisht edhe nga autoritete tė larta nė Serbi. Por Shqipėria dhe shqiptarėt nuk do tė bien nė kėtė nivel. Shqipėria dhe shqiptarėt janė tė vendosur tė jenė modeli i paqes, tė jenė modeli frymėzues i tė vėshtruarit nga e ardhmja, tė jenė lokomotiva e transformimit tė rajonit tonė nga njė arenė luftėrash, gjakderdhjesh, konfliktesh, urrejtje 100 vjet me radhė nė njė oaz bashkėpunimi dhe zhvillimi ekonomik e social pėr tė gjithė popujt tanė.
HermesNews - ©2014