Video

15/10/2014 16:20:49

Ulet papunėsia nė Britani

Papunėsia ka rėnė ndjeshėm nė raport me pėrqindjen 6,2 pėr qind tė popullsisė aktiv






LONDĖR - Pėrqindja e papunėsisė nė Britaninė e Madhe ka vijuar me rėnie nė 6,0 pėr qind nė fund tė muajit gusht duke arritur nė nivelin mė tė ulėt qė prej fundit tė vitit 2008, njoftoi sot Zyra Kombėtare e Statistikave (ONS). Papunėsia ka rėnė ndjeshėm nė raport me pėrqindjen 6,2 pėr qind tė popullsisė aktive, matur nė fund tė muajit korrik. Vendi numėronte 538 000 tė papunė tė paktėn njė vit mė parė, ulja mė e madhe qė prej nisjes sė regjistrimit tė statistikave nė vitin 1972. Qeveria pėrshėndeti kėtė lajm tė mirė qė pėrkon pikėrisht para zgjedhjeve tė ardhshme qė do tė zhvillohen nė pranverė dhe konfirmon mbarėvajtjen e ekonomisė britanike. “Rimėkėmbja ekonomike nėnkupton qė vendi po bėhet me ritme tė shpejta krijuesi kryesor i vendeve tė punės mes ekonomive botėrore”, theksoi liberal demokrati, Danny Alexander, kryesekretar i Thesarit. Kryeministri konservator, David Cameron pėrshėndeti uljen mė tė madhe tė papunėsisė nė histori, por shtoi se ka ende shumė pėr t’u bėrė duke iu referuar premtimit pėr tė vazhduar politikėn shtrėnguese pėr rimėkėmbjen e llogarive publike nėse rizgjidhet vitin e ardhshėm.

HermesNews - ©2014