Video

13/10/2014 16:00:12

Vendimet pėr 2015tėn me FMNnė

Paketa e re fiskale ende nė diskutim. Lehtėsim proēedurash pėr sipėrmarrėsit vitin qė vjen







TIRANE - Nė Washington ka filluar takimi i vjeshtės me FMNnė dhe Bankėn Botėrore ku merr pjesė dhe Shqipėria. "Diskutimet nuk bėjnė fjalė pėr paketė rritjesh taksash, por balancim tė tyre", tha Ministri i Zhvillimit ekonomik, tregtisė dhe sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj.

Njė paketė fleksibėl ajo me Fondin qė varet nga shumė parametra nė diskutim, por sidoqoftė Qeveria ėshtė e vendosur pėr konsolidim fiskal. "Marrėveshja, siē e kemi theksuar me Fondin Monetar, ėshtė njė marrėveshje rritjeje ekonomike. Nuk ėshtė njė marrėveshje shtrėnguese", tha Ahmetaj pėr Zėrin e Amerikės. Shqipėria garanton se nuk ka folur pėr njė pakete rritje taksash por balancim.

"Para tre javėsh ne kaluam njė rritje tė akcizės sė duhanit me qėllim frenimin e konsumit tė duhanit e pėrputhur edhe me gjithė fushatėn tonė kundėr duhan pirjes nė Shqipėri. Dhe kjo ishte dhe pjesė e paketės fiskale, e cila ishte kėrkuar nė fakt nga qeveria shqiptare", tha ai.

Nė horizont taksa tė reja pėr tė ardhurat personale, por jo pėr pagat."Dua ta theksoj, ne nuk kemi asnjė qėllim qė tė prekim tė ardhurat personale nga paga. Ajo qė kemi bėrė vitin e kaluar, ajo ėshtė finalja. Pra, ajo lėvizje fiskale qė ne bėmė nė 2014, ajo ėshtė finalja pėr sa i pėrket pagave. Pjesa tjetėr ka tė bėjė me dividentin, ka tė bėjė me tė ardhurat nga qiratė", siguron Ahmetaj.

Parashikohet po ashtu dhe njė ēlirimi procedurash me biznesin tė kėrkuara nga sipėrmarrja nė diskutim tė mėparshėm qeverinė. "I kemi kaluar njė pėr njė. Shumicėn e tyre i kemi pranuar dhe besoj se ajo paketė do ta lehtėsojė jetėn e biznesit edhe njėherė. Pra, janė rreth 20 pika tė cilat, tė kėrkuara nga shoqatat, pėrfaqėsuesit e sipėrmarrjes, janė studiuar me kujdes dhe do jenė pjesė e paketės fiskale per vitin 2015", thotė ministri shqiptar.

HermesNews - ©2014