09/10/2014 20:28:14
Ēfarė ndryshimesh pėr minierat e vendit ?
nga Damian Gjinkuri
TIRANE - Nė programin e qeverisė, miratuar nė Kuvend njė vit mė parė, konstatuam se sektori i industrisė minerare karakterizohej nga veprimtari jashtė monitorimit shtetėror, duke dėmtuar imazhin e mirėqeverisjes dhe seriozitetin e shtetit.
Pėr shumė vite, puna nė miniera kryhej jashtė rregullave dhe standardeve pėr sigurinė, duke dėmtuar shėndetin e punonjėsve, si dhe duke marrė jetė njerėzish nė punėt e rėnda, nėn e mbi tokė. Njė tjetėr problem i konstatuar, kishte tė bėnte me shkallėn e pėrpunimit tė mineraleve e cila ishte e ulėt.Investimet nė sektorin minerar ishin inekzistente, duke bėrė qė ky sektor tė karakterizohej nga njė prapambetje teknike e teknologjike kolosale, ēka reflektohej nė produktivitetin minimal tė tij.
Nė qasjen ndaj kėtij sektori, prioriteti ynė i parė ishte siguria nė punė. Ndėrmorėm njė kontroll tė imtėsishėm nė tė gjithė zonat minerare dhe veēanėrisht nė rajonin krom-mbajtės tė Bulqizės qė me tė drejtė ėshtė konsideruar si gangrena e kėtij sektori.
Kontrolluam zbatueshmėrinė e detyrimeve kontraktuale dhe rregullave tė sigurisė nė punė.Pezulluam pjesėrisht aktivitetin nė pjesėn mė tė madhe tė subjekteve pėrfshirė koncesionarin kryesor, duke i detyruar qė tė kryejnė investimet pėr standardin e sigurisė nė punė, si dhe pėr rritjen e prodhimit minerar.
Nė njė vit, kontrollet janė ushtruar nė vijimėsi nё tё gjithė territorin dhe si rezultat i kėtij monitorimi tė rreptė janė revokuar mbi 160 leje minerare.
Nė kuadėr tė monitorimit tė veprimtarisė minerare, me synim garantimin e interesit publik nė kėtė sektor, janė ushtruar kontrolle dhe janė detyruar subjektet minerare qė tė shlyejnė detyrimet e prapambetura ndaj organeve shtetėrore.
Sa i takon koncesionarit kryesor, nė rajonin krom-mbajtės tė Bulqizės, nė zbatim tė Marrėveshjes Koncesionare dhe pėr nxitjen e punės pėr realizimin e investimeve qė ai koncesionar kishte marrė parasysh, bėmė pezullimin e aktivitetit minerar, si dhe vendosėm detyrime qė tė fillonin investimet pėr pjesėt e mbetura nė kėtė zonė krom-mbajtėse.
Pėr shkak tė kėsaj trysnie, tė ushtruar nga organet shtetėrore, u bė e mundur fillimi i hapjes sė pusit nr. 9 nė rajonin e Bulqizės. Ky ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm, pasi bėhet fjalė pėr njė investim mbi 20 milion dollarė, dhe po hyhet tek njė zonė kromi, e cila i siguron jetėgjatėsinė minierės pėr rreth 20 vjet tė tjera. Jam krenar qė kjo gjė u krye nė kėtė periudhė tė kėsaj qeverisje, pasi ka qenė njė problem i vjetėr i mos ekzekutimit tė kėsaj kontrate nga ana e koncesionarėve apo ndryshimet nė pronėsi qė ka pėsuar vetė koncesionari. Pėr shkak tė kėtij investimi tanimė tė nisur do tė shtohen vendet e punės, do tė rritet prodhimi i kromit dhe do tė garantohet pėr 20 vitet qė vijnė.
Gjithashtu, u bė i mundur fillimi i punimeve nė travernbankėn e Klosit, me njė investim nė gati 5 milion USD. Ka filluar tė vihet nė punė Fabrika e Pasurimit tė Kromit nė Bulqizė mė njė kapacitet pėrpunues mbi 240 000 ton pėrpunim minerali, si dhe impianti i Seleksionimit tė Kromit nė Klos, i cili kishte mbi 20 vjet qė nuk punonte.
Po ashtu, filloi punėn Uzina e Burrelit me njė kapacitet prej 10 000 ton nė vit. Kėto janė vepra qė janė bėrė gjatė kėtij viti tė parė tė qeverisjes dhe realisht industria e kromit, pėrfshirė edhe zinxhirin e saj pėrpunues po futet nė shinat e duhura.
Me kėnaqėsi, konstatoj se kompania mė e madhe e bakrit nė Kinė dhe e dyta nė botė (Jiangxi Koper) ka shfaqur interes dhe tanimė ka hyrė nė industrinė e bakrit nė Shqipėri. Ajo po kryen investime pėr ta rritur prodhimin e bakrit. Shqipėria ka rezerva ta bakrit, tė cilat duhet tė shfrytėzohen me njė kapacitet mė tė lartė dhe realisht kjo ėshtė njė arritje qė ne duhet tė na bėjė krenar dhe duhet tė jemi tė kėnaqur si shqiptarė.
Gjatё kёtij viti qeverisje, kemi analizuar me kujdes ato problematika ligjore qё hasen nё veprimtarinё minerare qё prej ndёrhyrjes sё fundit nё ligj nё vitin 2010. Nisma e re ligjore qё paraqesim sot pёr votim, u jep zgjidhje pikёrisht kёtyre problemeve, duke shёrbyer si shtysё pёr zhvillimin e mėtejshėm tё sektorit.
Projektligji parashikon ndryshime lidhur me saktėsimin e disa pėrkufizimeve si dhe pėrfshirjen e njė pёrcaktimi shtesė qė lidhet me ndryshime tė mundshme nė koordinatat e sipėrfaqes sė njė zone minerare tė licencuar, me qėllim vazhdimėsinė e veprimtarisė minerare nė kėto zona, si dhe shmangien e konflikteve qė ndodhin mes lejeve tė ndryshme minerare.
Parashikohet pėrfshirja e mundėsisė sė dhėnies sė lejeve pėr karrierat minerare, jo vetėm kur ekziston njė interes i komunitetit lokal, por edhe kur ka njė interes kombėtar. Ēka do tė thotė ato vepra publike do tė mbėshteten me leje tė shpejta minerare nė mėnyrė qė materialet minerare tė mund tė shfrytėzohen pėr investime serioze qė do tė ndodhin nė ekonomi.
Pėrcaktohet formalizimi i Nėnkontraktimit, fenomen i cili aktualisht ekziston, po ka qenė totalisht i parregulluar, jashtė ēdo lloj mbikėqyrje dhe me pasja tė rėnda, ku asnjė nuk mbante pėrgjegjėsi, duke pėrcaktuar qartė natyrėn e nėnkontraktimit, si edhe monitorimin e qartė nga organet shtetėrore pėrgjegjėse.
Ligji, gjithashtu parashikon saktėsimin e konceptit tė servitutit ligjor dhe detyrimin e zotėruesve tė lejeve minerare qė tė shmangin pėrdorimin e galerive tė nėntokės, njė fenomen krejt i rrezikshėm qė shpesh herė me vendime tė papėrgjegjshme tė gjykatave ėshtė kthyer nė burim aksidentesh dhe nuk garanton asnjė siguri nė nėntokė.
Nisma ligjore pėrmban edhe ndryshime pėrsa i pėrket periodicitetit tė paraqitjes sė garancive financiare pėr realizimin e planit tė investimeve.
Njė element i rėndėsishėm ėshtė rehabilitimi progresiv i mjedisit tė zonave tė shfrytėzuara minerare dhe atyre qė vazhdojnė prodhimin, nė mėnyrė periodike. Ēdo vit, subjektet minerare duhet tė rehabilitojnė mjedisin vjetor, sipas njė projekti tė detajuar dhe qė do tė vlerėsohet nga strukturat pėrgjegjėse tė Ministrisė.
Ligji i kushton rėndėsi edhe kapaciteteve teknike. Nė bazė tė kėtij kushti, qė pėrfaqėson njė detyrim pėr zotėruesit e lejeve minerare, kėtyre tė fundit u kėrkohet qė tė disponojnė personel tė kualifikuar gjatė gjithė kohėzgjatjes sė lejes minerare dhe jo vetėm gjatė procedurės konkurruese. Kjo kėrkesė synon jo vetėm qė tė realizohet me efektivitet veprimtaria minerare, por njėkohėsisht tė merren edhe masat qė tė shmangen aksidentet e tė respektohen kushtet pėr sigurinė nė punė.
Duke vlerėsuar dhe nxitur maksimalisht investimet serioze nė sektorin minerar, ligji parashikon shfuqizimin e kushteve dhe kėrkesave tė tepėrta ndaj subjekteve pjesėmarrės nė procedurat konkurruese tė dhėnies sė lejeve minerare.
Ndryshimet e propozuara kanė tė bėjnė edhe me pėrfshirjen nė kushtet e revokimit tė lejeve minerare, edhe tė kushtit kur leja ka mbivendosje me njė leje minerare tė dhėnė mė parė. Aktualisht, si rezultat i pasaktėsive gjatė pėrcaktimit tė koordinatave, ka rezultuar qė njė tėrėsi lejesh minerare mbivendosen me njėra-tjetrėn, duke qenė njė burim i vazhdueshėm konflikti dhe duke sjellė pengesė pėr zhvillimin e sektorit. Kjo ka krijuar edhe konflikte sociale, madje shpesh herė edhe vepra kriminale tė lidhura me kėto konflikte.
Pra, me kėtė ligj ne do ti japim fund pėrfundimisht mbivendosjes sė lejeve minerare.
* Fjala e ministrit nё Parlament
HermesNews - ©2014