Video

08/10/2014 20:23:17

KUSH UDHĖHEQ PROĒESIN ?

Deklaratė pėr media e Kryeministrit, Edi Rama dhe Ambasadores sė Delegacionit tė Bashkimit Europian nė Tiranė, Romana Vlahutin









TIRANE - Pėrshpejtimi i reformave drejt Bashkimit Europian ėshtė fjalė dite nė Shqipėri. Ambasadorja e BEsė tha sot pas dorėzimit tė progres - raportit nė kryeministri, se KE e cilėson, "tė njė rėndėsie shumė thelbėsore", faktin qė ,"reformat duhet tė pėrshpejtohen", dhe "tė ketė edhe njė zbatim tė mirė tė ligjeve, nė mėnyrė qė ne tė shikojmė hapat qė do tė bėjė Shqipėria drejt Bashkimit Europian." Ambasadorja foli pėr tre elementė thelbėsorė, qė duhet tė shikohen nė tė ardhmen, "sundimi i ligjit dhe ėshtė vėrtet thelbėsor...reforma nė gjyqėsor, lufta kundėr korrupsionit, lufta kundėr krimit tė organizuar", dhe reforma e administratės publike.

Njė koncept tė ri i mirėqeverisjes ekonomike ėshtė i nevojshėm nė vend, "me tė cilin Bashkimi Europian do t’i ndihmojė vendet qė tė vijnė nė tė njėjtėn linjė, tė shikohet sesi arrihet kjo mirėqeverisje ekonomike", vijon ambasadorja e re.

Nė raportin e KEsė pėrmendet dhe gjithėpėrfshirja, ose dialogu politik mes qeverisė dhe opozitės.

Kryeministri Edi Rama e quajti njė "inkurajim tė fortė vlerėsimin e Komisionit se Qeveria ka treguar vullnet pėr tė vepruar nė mėnyrė vendimtare nė parandalimin dhe luftėn ndaj korrupsionit; se lufta kundėr krimit tė organizuar, me hapa seriozė, pėr tė luftuar kultivimin e narkotikėve me operacionet e policisė nė Lazarat dhe nė veri tė vendit, ndėr tė tjera ėshtė shprehje kuptimplotė e kėtij vullneti; se janė shėnuar hapa konkretė nė reformėn e gjyqėsorit; se Shqipėria po ecėn me harmonizimin e legjislacionit, sipas standardeve tė Bashkimit Europian, nė njė sėrė fushash, duke rritur aftėsitė pėr tė marrė pėrsipėr detyrimet e anėtarėsimit".

Rekomandimet e KEsė, "pėrputhen plotėsisht me programin dhe me vullnetin e Qeverisė sonė, pėr tė vendosur sundimin e ligjit, pėr t’i dhėnė fund njė historie kanceri nė sistemi gjyqėsor dhe kėtu do tė pėrfshij edhe administratėn shtetėrore", tha Rama.

Nė fund njė ftesė pėr dialog ndaj opozitės, "ēfarė ne e kemi konsideruar tė drejtė tė opozitės dje, e konsiderojmė tė drejtė tė opozitės sot. Ēfarė ne kemi kėrkuar dje nga Qeveria, jemi tė gatshėm ta ofrojmė sot, njė mė njė, pėr opozitėn nė ēdo rast dhe sa herė qė kjo tė shprehet si nevojė nga opozita", shtoi Rama.


INTERVISTA/ Zoti Kryeministėr, nė dokumentin e strategjisė sė zgjerimit qė KE i ka dėrguar sot Parlamentit Europian thuhet, citoj: “Shqipėrisė i duhet nė mėnyrė rigoroze tė vazhdojė me kėtė proces, pra, reformėn nė drejtėsi pėrmes njė bashkėpunimi konstruktiv tė tė gjithė aktorėve, si dhe bashkėpunimin me Komisionin e Venecias”. Nė kėndvėshtrimin tuaj, zoti Kryeministėr, kush duhet ta udhėheqė kėtė reformė, Presidenti i Republikės, Parlamenti apo ekspertėt ndėrkombėtarė ?

Kryeministri Rama: Nuk do grindemi me askėnd, se kush do tė mbajė flamurin. Ne kemi pjesėn tonė tė pėrgjegjėsisė dhe atė do ta mbajmė plotėsisht. Qė do tė thotė se jemi shumicė e votuar nė radhė tė parė, besojmė ne, sepse Shqipėria dhe shqiptarėt ishin tė mbingopur deri nė fyt nga padrejtėsia, nė tėrėsi dhe nga drejtėsia qė nuk jep drejtėsi, nė mėnyrė tė veēantė. Presidenti i Republikės organizoi njė konferencė. Dua t’ju risjell nė vėmendje se ajo konferencė e organizuar nga Presidenti i Republikės ishte fryt i njė bashkėpunimi me ne si shumicė qeverisėse, qė ndėrkohė ishim pėrgatitur pėr tė lanēuar Konferencėn Kombėtare tė Drejtėsisė dhe me tė marrė njoftimin se Presidenti po pėrgatitej pėr njė aktivitet lidhur me drejtėsinė, qė nuk pėrfshinte nė draftin e parė, partitė politike, por pėrfshinte tė gjithė aktorėt e tjerė, i jemi drejtuar Presidentit me kėrkesėn qė t’i pėrfshije dhe partitė politike, duke ndarė me tė, idetė tona tė Konferencės Kombėtare dhe duke i garantuar pjesėmarrjen tonė nė konferencė, besojmė si shprehje kuptimplotė tė vullnetit pėr gjithėpėrfshirje dhe tė domosdoshmėrisė qė ne shohim tek gjithėpėrfshirja. Pėrsėri do tė jemi tė gatshėm tė marrim pjesė nė ēdo lloj aktiviteti qė Presidenti, aktorė tė tjerė, pėrfshirė dhe Partinė Demokratike do tė duan tė organizojnė dhe do tė na ftojmė pėr tė marrė pjesė. Ju rikujtojmė, nuk do tė bėjmė asgjė nga ato qė na bėnė kur ishim nė opozitė. Kur ishim nė opozitė kemi organizuar njė konferencė pikėrisht pėr reformėn nė drejtėsi. E kemi ftuar shumicėn e asaj kohe. Nuk ka ardhur asnjė njeri. Ne do tė shkojmė, nėse na ftojnė dhe sa tė na ftojnė. Por thėnė kjo, gjithė ky proces qė mund tė shtrihet nė konferenca, nė tryeza, nė forume, nė workshop-e nuk ėshtė alternativ i Parlamentit, por ėshtė komplementar me Parlamentin. Si shumicė qeverisėse, ne e kemi thėnė dhe do ta ēojmė mė tutje projektin e fillimit tė punės pėr reformėn nė drejtėsi, nėpėrmjet njė komisioni parlamentar tė reformės nė drejtėsi, ku pa as mė tė voglin dyshim, mirėpresim jo vetėm praninė e opozitės, por edhe propozimet konkrete tė opozitės pėr formatimin etj., etj.. Pjesėtarėt tanė nė kėtė komision, tė cilėt do tė koordinojnė tė gjithė punėn e kėsaj shumice qeverisėse, sepse Qeveria ėshtė vetėm njėra anė e shumicės, ana tjetėr ėshtė Kuvendi, por janė dhe aktorėt e tjerė, do tė jenė tė gatshėm, e pėrsėris, qė tė ndajnė gjithēka komisioni do tė pėrgatisė apo do tė bėjė gati nė fund pėr Kuvendin, me tė gjithė aktorėt nė ēdo instancė tjetėr. Pra, nuk kemi kėtu, njė garė se kush e udhėheq. Secili bėn atė qė ndjen si pėrgjegjėsi dhe qė i takon me Kushtetutė, me ligj dhe me mandat popullor.

Zonja ambasadore, ju thatė se jeni gati tė negocioni qė palėt politike nė Shqipėri tė arrijnė dialogun. Por, ndėrsa nė Raport thuhet se opozita duhet tė kthehet nė Parlament, ēfarė nėnkuptohet kur thuhet se maxhoranca duhet tė krijojė kushtet e duhura qė opozita tė ndėrmarrė kėtė veprim ?

Ambasadorja Vlahutin: Njerėzit kanė votuar dhe kanė zgjedhur Parlamentin pėr t’i pėrfaqėsuar ata, por ėshtė pėrgjegjėsia e atyre qė janė zgjedhur qė tė pėrfaqėsojnė ashtu siē duhet, zgjedhėsit e tyre. Prandaj varet nė duart e tė dyja palėve, nė fakt, qė tė gjejnė mėnyrėn pėr t’u kthyer nė njė situatė ku ka dialog tė duhur politik, pėr tė mirėn e vendit. Ajo qė mund tė bėjė BE, ėshtė qė tė pėrpiqet qė tė asistojė, tė ndihmojė pėr tė krijuar atmosferėn e duhur, apo pėr tė krijuar mė shumė hapėsirė pėr gjithėpėrfshirjen, duke folur me tė gjithė dhe duke krijuar njė atmosferė dialogu, i cili do ta ēojė Shqipėrinė nė pozicionin ku Shqipėria do tė quhet dhe do tė shihet si njė vend me njė demokraci shumė tė pėrgjegjshme pėrsa i pėrket dialogut. Nuk ėshtė sikur ne jemi kėtu tė pranishėm dhe prania jonė, sigurisht qė do asistojmė, por ne nuk jemi nė Shqipėri qė tė udhėheqim vendin. Ata qė janė zgjedhur, kanė pėrgjegjėsinė pėr ta bėrė kėtė.

Doriana Metollari