Video

07/10/2014 18:10:39

KLSH padit ish drejtorin e ujėsjellėsit Durrės

Auditimi ka konstatuar shkelje tė ligjshmėrisė nė procedurat e tenderimit






DURRES - Kontrolli i Lartė i Shtetit pėrfundoi auditimin nė kompaninė shtetėrore Ujėsjellės -Kanalizime Durrės Sh.a. (UKD), me temė “Mbi zbatimin e ligjshmėrisė dhe rregullshmėrisė sė veprimtarisė ekonomiko-financiare”, tė ushtruar pėr periudhėn 01.01.2013 deri mė 30.04.2014. Auditimi ka konstatuar shkelje tė ligjshmėrisė nė procedurat e tenderimit, nė lidhjen dhe zbatimin e kontratave pėr ndėrtime, rikonstruksione, pajisje e makineri, (investime), etj., ku ndėr mė kryesoret janė:

1. Nė tenderin me objekt “Ndėrtim emergjent i rrjetit shpėrndarės tė furnizimit me ujė tė zonės Spitallė – Porto Romano - Bisht Pallė”, UKD ka aplikuar metodėn e prokurimit “Negocim pa botim paraprak tė njoftimit tė kontratės”, ne kundershtim me kėrkesat e Ligjit nr. 9643, datė 20.11.2006 “Pėr prokurimin publik” i ndryshuar. Shmangia e konkurrencės ka sjellė pamundėsinė e pjesėmarrjes sė operatorėve tė tjerė ekonomikė, pasi kjo procedurė nuk bėhet e njohur pėrtej operatorėve tė ftuar.
Metoda e mesiperme e prokurimit nuk duhej te ndiqej, pasi:
a. Nuk ėshtė justifikuar nėse ka qenė e mundur ndjekja e procedurave standarde tė prokurimit mbi ose nėn kufirin e ulėt monetar.
b. Nuk ėshtė vėrtetuar, dokumentuar dhe argumentuar se nevoja ekstreme apo situata emergjente nuk ėshtė shkaktuar nga veprimi a mosveprimi autoritetit kontraktor, pasi korrespondenca e mbajtur me Drejtorinė Rajonale tė Shėndetėsisė, pėr evidentimin e problematikės qė ka ēuar nė zgjedhjen e procedurės sė negocimit pa shpallje tė zhvilluar nė Maj 2013, pėr “Ndėrtim emergjent i rrjetit shpėrndarės tė furnizimit me ujė tė zonės Spitallė –Porto Romano- Bisht Pallė”, daton qė nė Shkurt 2013, dhe konkretisht me shkresėn nr.188 prot,datė 25.02.2013, tė protokolluar nga UKD SHA me shkresėn nr.267 prot, datė 05.03.2013.
c. Nuk ėshtė vepruar me negocimin e blerjes sė pajisjeve tė nevojshme pėr kapėrcimin e situatės sė emergjencės, por kjo procedurė ėshtė pėrdorur pėr kontratėn, e cila ėshtė parashikuar tė realizohet nė njė periudhė kohe tė mjaftueshme pėr realizimin e procedurave normale.
d. Krahas krijimit tė situatės emergjente dhe marrjen e masave pėr pėrballimin e saj, duhet qė njėkohėsisht tė merreshin masat pėr realizimin e procedurės normale tė prokurimit.

2. Nga auditimi i zbatimit tė kontratės “Rikonstruksion i linjės sė ujėsjellėsit Lagje 14, Shkozet Durrės”, ka rezultuar se Ish-drejtori i UKD D. A., ka nėnshkruar shtesė kontrate nė masėn 20 %, me vlerė 4,595,700 lekė. Realizimi i shtesės sė kontratės, pa realizuar procedura normale prokurimi, bie ne kundėrshtim me VKM nr. 1, datė 10.01.2007 “Pėr rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar. Kreu. Pika 5. Iv, Par. 7.
3. Gjatė zbatimit tė kontratės “Pėrmirėsimi i furnizimit me Ujė Lagje Perimore, Bashkia Sukth”, ish-Drejtori i Pėrgjithshėm i SHA Ujėsjellės Kananlizime Durrės, D. A. ka lidhur kontratė shtesė nė masėn 20 % kontratės bazė, me vlerė 3.294.857 lekė, pa T.V.SH., veprim nė kundėrshtim me VKM nr. 1, datė,10.01.2007 “Pėr rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar me VKM nr.135, datė 03.02.2008.

4. Nga auditimi i zbatimit tė kontratės “Rikonstruksioni i godinave tė shoqėrisė UK Durrės”, ėshtė konstatuar se punimet nuk janė realizuar sipas kontratės. Punimet e pėrshkruara nė librezėn e masave nuk reflektojnė punimet e realizuara nė fakt. Ky veprim bie nė kundėrshtim me Udhėzimin e KM nr. 1, datė 16.06.2011 “Pėr disa ndryshime nė udhėzimin nr. 3, datė 15.02.1001 tė KM “Pėr mbikėqyrjen dhe kolaudimin e punimeve tė ndėrtimit”, tė ndryshuar Pika 3.2. Si pasojė e veprimeve tė mėsipėrme, ėshtė shkaktuar dėm ekonomik me vlerė 3,353,229 lekė (2,794,358 + TVSH), ose 30 % e vlerės sė kontratės.

Punimet nuk i janė nėnshtruar procesit tė kolaudimit, veprim nė kundėrshtim me Ligjin nr. 8402, datė 10.09.1998 “Pėr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve tė ndėrtimit” i ndryshuar, neni 12.

5. Si rezultat i largimeve nga puna pa shkaqe tė arsyeshme, UK Durrės Sh.a. pėr periudhėn objekt auditimi ėshtė penalizuar nga vendimet e gjykatave nė shumėn 1,938,007 lekė. Pėr kėto arsye shoqėria ėshtė penalizuar edhe nga vendime tė marra para periudhės sė auditimit por qė likuidimet vazhdojnė edhe gjatė periudhės sė auditimit me vlerė 1,897,741 lekė. Penalizimet janė rėnduar akoma mė shumė si rezultat i mungesės sė ekzekutimit vullnetar tė kėtyre vendimeve.

Pėr shkeljet e mėsipėrme dhe tė tjera, KLSH ka kryer kallzim penal nė Prokurori me Nr. 526/ 12 i Prot dhe datė 15.09.2014. ndaj D. A., ish-Drejtor i Pėrgjithshėm i UK Durres Sh.a., , nė cilėsinė e Titullarit tė Entit Kontraktor, pėr konsumimin e figurės sė veprės penale “Shkelja e barazisė sė pjesėmarrėsve nė tendera apo ankande publikė”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Gjithashtu, pėr pėrmirėsimin e punės, KLSH ka propozuar 25 masa organizative dhe 8 masa pėr shpėrblim dėmi.

komunikatė pėr shtyp