Video

07/10/2014 14:43:34

Mogherini nė seancė degjimore pėr politikat e zgjerimit

Prioritetet e BEsė, Bosnjė - Hercegovina, dialogu Kosovė - Serbi dhe shansi i shqipėrisė






TIRANĖ - Shefja e re e diplomacisė sė Bashkimit Europian pėr politikė tė jashtme dhe siguri nė BE, Federica Mogherini nė tre orė debat ju ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė eurodeputetėve nė seancėn dėgjimore tė Parlamentit Europian nė Bruksel, mbi politikat e zgjerimit. "Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit ėshtė mė e mira, nėse jo edhe e vetmja garanci pėr transformim afatgjatė nė kuptimin e demokracisė, stabilitetit dhe zhvillimit Demokratik", theksoi Mogherini. "Ne po rrezikojmė t`i ndajmė problemet, nė rast se nuk punojmė pėr integrimin e kėtyre vendeve. Prioritet numėr njė ėshtė Bosnjė - Hercegovina, qė pas zgjedhjeve tė sigurohet rritje ekonomike dhe tė implementohet njė proces pėr tė nxjerrė kėtė vend nga kriza. Negociatat midis Serbisė dhe Kosovės po zhvillohen pozitivisht nė planin teknik, por duhet edhe nė planin politik. Shqipėria ka shans unikal pėr reforma, ndėrsa Mali i Zi ėshtė nė krye tė listės nė raport me pėrparimin pėr nė BE. Nė raport me Maqedoninė dhe kontestin e emrit, besoj se duhet tė gjendet vullnet politik pėr zgjidhje", theksoi shefja e re pėr politikė tė Jashtme dhe Siguri nė BE .

HermesNews - ©2014