Video

06/10/2014 17:11:36

Drejtėsia qė duam

nga Edi Rama






TIRANE - Nėse i hedhim njė sy gjithė grafikėve tė zhvillimit tė jetės sė kėtij vendi nė kėto 20 vjet, njė grafik, pa asnjė dyshim do tė bėnte dallim tė madh nga gjithė tė tjerėt dhe qė do tė ishte grafiku i drejtėsisė dhe i perceptimit tė publikut pėr drejtėsinė.

Janė afro 90% e shqiptarėve, - tė cilėt pėrgjithėsisht janė shumė herė mė tė pėrafruar nė qasjen ndaj ēėshtjeve tė tjera dhe tė ndarė qartė, nė pėrqindje shumė mė tė arsyeshme,- qė besojnė se nė Shqipėri nuk ka drejtėsi dhe se sistemi i drejtėsisė nuk funksion. Janė mbi 80% e shqiptarėve qė, rregullisht kur pyeten, pohojnė se sistemi i drejtėsisė ėshtė i korruptuar dhe se pėr tė fituar njė gjyq nuk ka fort rėndėsi sesa ke tė drejtė, por ka rėndėsi nė radhė tė parė, sesa para ke pėr tė paguar. Janė mbi 90% e shqiptarėve qė rregullisht pėrgjigjen se duhet njė reformė rrėnjėsore, njė operacion rrėnjėsor pėr sistemin e drejtėsisė dhe praktikisht pėr ērrėnjosjen e kancerit qė e ka mbėrthyer sistemin e drejtėsisė. E besoj se nuk e teproj, nė qoftė se them se janė 100% e partnerėve ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė, e miqve tanė ndėrkombėtarė, tė cilėt nuk besojnė se nė Shqipėri ka drejtėsi dhe tė cilėt besojnė se drejtėsia nė Shqipėri ėshtė e korruptuar.

Nuk ka as mė tė voglin dyshim, qė ėshtė e rrallė pėr njė vend sot, njė vend nė mes tė Europės pėr mė tepėr, qė sa herė komentohet nga partnerėt, sa herė komentohet nga opinionistė apo analistė tė huaj, sa herė komentohet nė gjuhė tė huaj, komentohet si njė vend me drejtėsi thellėsisht tė korruptuar. Kam frikė se nuk gaboj nėse them se ata qė ata na shohin sot, tė mbledhur kėtu, ne njerėzve tė politikės dhe tė drejtėsisė, mė shumė na perceptojnė si pjesė tė problemit, sesa si pjesė tė zgjidhjes. Flas pėr publikun e gjerė, qė sinqerisht do tė doja shumė qė sot tė merrte mesazhin se ka njė vullnet tė pėrbashkėt dhe ka njė ambicie tė pėrbashkėt qė i kalon kufijtė e partive, qė i kalon tė gjitha dallimet mes nesh, pėr tė operuar me kurajė kėtė sistem kanceroz, por, pa dashur tė jem pesimist, kam frikė se e kundėrta ėshtė e vėrtetė.

Sidoqoftė, ne erdhėm me shumė kėnaqėsi dhe me vullnet tė plotė nė kėtė forum tė organizuar nga Presidenti i Republikės. Madje, duke shtyrė nė kohė Konferencėn Kombėtare pėr Reformėn nė Drejtėsi, qė po pėrgatisim nė koordinim tė plotė nga ana e Komisionit tė Ligjeve. Pikėrisht, sepse besuam dhe besojmė qė rruga mė e mirė pėr ta hapur kėtė proces ėshtė kjo qė ndėrmarrim sėbashku kėtu, nėn kujdesin e Presidentit tė Republikės, tė cilin dėshiroj ta falenderoj pėr kėtė nismė dhe pėr gatishmėrinė qė njė ide fillestare tė tijėn, pėr tė mbledhur njerėzit e drejtėsisė, e shtjelloi bashkėrisht me Kryetarin e Kuvendit, pėr ta kthyer nė njė forum mė tė gjerė se kaq, ku njerėzit e drejtėsisė dhe njerėzit e politikės tė gjenden sėbashku dhe sėbashku tė pėrpiqen tė adresojnė problematikėn e rėndė tė sistemit.

Ne nuk mund tė shikojmė gishtin, kur gishti tregon hėnėn. E kemi shumė tė qartė qė mė shumė sesa njė pėrpjekje e pėrbashkėt pėr tė adresuar njė problem tė madh, tė pėrbashkėt, kombėtar, pėrpjekja nė vijimėsi e viteve tė fundit dhe posaēėrisht e vitit tė fundit ka qenė njė pėrpjekje nė dy drejtime tė ndryshme. Nga njėra anė, pėrpjekja pėr tė adresuar me ndjesinė e njė emergjence tė madhe kombėtare, problemin e rėndė tė sistemit tė drejtėsisė dhe nga ana tjetėr, pėrpjekja pėr tė frenuar kėtė adresim nė emėr tė Kushtetutės, tė ligjit, tė lirive, tė tė drejtave, tė gjitha kėto nocione, pa as mė tė voglin diskutim, legjitime, por s’ka mė keq sesa kur kthehen nė nocione penguese, pėr atė qė nė fakt ėshtė problemi themelor qė kemi sot, pavarėsia e sistemit tė drejtėsisė nga Kushtetuta, pavarėsia e sistemit tė drejtėsisė nga ligji, pavarėsia e sistemit tė drejtėsisė nga ēdo e drejtė dhe liri e njerėzve qė nuk e marrin dot drejtėsinė nė dyert e gjykatave, nė njė vend ku drejtėsia ėshtė mall qė blihet dhe nuk ėshtė e drejtė qė tė takon.

Dua tė shfrytėzoj kėtė rast, pėr tė thėnė se pa as mė tė voglin dyshim, ne kemi gjithė vullnetin ta adresojmė kėtė problem dhe ta adresojmė sėbashku. Pėr mė tepėr, kemi fatin qė nuk jemi vetėm nė kėtė ushtrim tė vėshtirė, jashtėzakonisht tė vėshtirė, por tė domosdoshėm pėr t’ia dalė mbanė. Sepse kemi edhe asistencėn e ēmuar tė komunitetit ndėrkombėtar dhe posaēėrisht tė Bashkimit Europian pėrmes njė ekspertize shumė tė kualifikuar dhe bazuar nė njė eksperiencė, qė tanimė ėshtė njė thesar pėr ne, qė ėshtė eksperienca e vendeve qė dolėn nga rėnia e perandorisė komuniste dhe qė nė rrugėn drejt Bashkimit Europian iu nėnshtruan reformave tė thella nė sistemin e tyre tė drejtėsisė.

Sigurisht qė, kemi idetė tona pėr kėtė reformė, kemi propozimet tona pėr t’i adresuar problemet e sistemit nė 360 gradė, por padyshim, kjo, nė radhė tė parė, sipas nesh ėshtė njė temė ku politika duhet tė krijojė kushtet qė tė gjithė tė mund tė shprehen dhe tė ndėrveprojnė, ku politika duhet tė krijojė kushtet qė njerėzit e sistemit nė radhė tė parė, gjykatėsit, prokurorėt, avokatėt, noterėt, tė gjithė me radhė tė mund tė shprehen dhe tė ndėrveprojnė. Padyshim, nga ana tjetėr, nė kėtė ndėrveprim, edhe ndėrveprimi i gjithė aktorėve politikė ka vlerėn e vetė, ndėrkohė qė prania e ekspertizės ndėrkombėtare ėshtė njė garanci, besojmė ne, pėr ta ēuar procesin nė rrugėn e duhur, me vullnet dhe me kurajė.

Ky ėshtė vizioni ynė pėr metodėn e kėsaj reforme. Kjo nuk mund tė jetė njė reformė e njėanshme, por kur flasim pėr reformė gjithėpėrfshirėse duhet tė kemi parasysh nė radhė tė parė, njerėzit e sistemit dhe pastaj, sigurisht, edhe tė gjitha forcat e pėrfshira nė procesin politik.

Nė rast se ky takim vlen pėr diēka, vlen si njė moment i shprehjes sė vullnetit tė mirė. Por nga ana tjetėr jemi tė gjithė dėshmitarė, se askujt, asnjėherė nuk i ka munguar as mundėsia dhe nuk i kanė munguar as fjalėt pėr ta shprehur vullnetin e mirė, nė 20 vjet. Dhe ja ku kemi sot, ku s’ka mė keq se asnjėherė tjetėr nė 20 vjet, kur vjen puna tek drejtėsia dhe tek mėnyra si funksion sistemi ynė i drejtėsisė.

Tjetra qė padyshim pėrbėn sot njė detyrim pėr tė qenė sėbashku kėtu nė kėtė tryezė, ėshtė e vėrteta e madhe dhe e hidhur, por le tė na shėrbejė si njė ilaē pėr t’u kuruar dhe pėr t’u zgjuar, se ta harrojmė tė gjithė ne, sėbashku, qė Bashkimi Europian e pranon Shqipėrinė, me kėtė sistem drejtėsie. Ne mund tė fshihemi pas Kushtetutės e mund t’i tregojmė njėri-tjetrit ligjet, e mund tė bėhemi zėdhėnėsit mė tė zhurmshėm tė lirive dhe tė drejtave tė gjykatėsve tė korruptuar dhe tė anėtarėve tė korruptuar tė KLD-sė, por kjo nuk do tė na ndihmojė tė shkojmė nė Europė. Kjo vetėm do tė ushqejė debatin shterpė mes nesh, ndėrkohė qė Bashkimi Europian, dyert nuk ka pėr tė na i hapur kurrė, nėse ne nuk do provojmė dy gjėra themelore; E para, qė drejtėsia nuk ėshtė mall qė shitet dhe qė blihet dhe e dyta, se pėrpara ligjit jemi tė gjithė tė barabartė.

E fundit, sigurisht qė nuk ėshtė njė pozitė e lehtė, pozita e shumicės sonė, e dalė nga zgjedhje qė, nė radhė tė parė nė kėndvėshtrimin tonė, kanė pasur shtysėn pėr njė Shqipėri tė drejtė, nė kushtet e njė padrejtėsie tė kthyer nė sistem vertikal nė tė gjitha nivelet dhe jo thjesht e vetėm tek prokuroria, gjykatat apo sistemi i drejtėsisė nė vetvete. E, ne qė kemi kėtė mandat jemi dhe shumė mė tė ndjeshėm, normalisht, ndaj gjithė reaksionit gjithmonė e mė tė madh tė njerėzve tė pakėnaqur ndaj nesh, nė radhė tė parė, pėr mėnyrėn si funksionon sistemi i drejtėsisė. Dua ta them shumė hapur, ne nuk kemi alibi dhe ne nuk do tė kėrkojmė alibi. Pa as mė tė voglin dyshim, ne nė radhė tė parė i detyrohemi atyre tė cilėt na kanė votuar pėr njė Shqipėri mė tė drejtė dhe paralelisht me ta i detyrohemi gjeneratave tė tjera tė kėtij vendi, qė nuk meritojnė tė mbeten jashtė dyerve tė Bashkimit Europian se nė Shqipėri ka njė koorporatė qė shet e blen drejtėsinė; Koorporata e prokurorėve dhe e gjykatėsve tė korruptuar tė kėtij vendi.

Kam parė sesi menjėherė ka reagime ndaj kėsaj qasjeje dhe mė vjen shumė keq, por kjo ėshtė e vėrteta e hidhur e vendit tonė tė pėrbashkėt. Fakti qė ka pėrjashtime ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė dhe jo pėr tė qenė tė pėrmbajtur nė shprehjen e kėsaj tė vėrtete. Fakti qė ka prokurorė dhe gjykatės tė ndershėm, tė cilėt luftojnė pėrditė pėr tė respektuar veten dhe profesionin e tyre, ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė, se janė pėrjashtim qė pėrforcon rregullin. Ndėrkohė qė, e vėrteta e tmerrshme ėshtė qė shqiptarėt qė nuk vijnė dot nė kėtė sallė, shqiptarėt qė nuk kanė dot asnjė akses nėpėrmjet celularit tek asnjė lloj gjykate dhe tek asnjė lloj gjykatėsi, nuk kanė shans tė marrin tė drejtėn e pronės sė tyre pa dhėnė lekė, nuk kanė shans tė marrin drejtėsi pėr djalin e tyre tė vrarė, apo vajzėn e tyre tė pėrdhunuar, por, pėrkundrazi, rivriten dhe ripėrdhunohen nė dyert e gjykatave. Ashtu sikundėr vriten dhe pėrdhunohen nga kriminelė tė lėshuar nga gjykatėsit me para, pėr herė tė dytė e pėr herė tė tretė, njerėz tė cilėve ne mund, duhet dhe do t’ua kursejmė jetėn, duke ua nxirė jetėn gjykatėsve dhe prokurorėve qė e kanė kthyer profesionin e tyre nė njė biznes, qė ėshtė biznesi mė i ulėt qė bėhet sot, nė Shqipėri.

Kjo ėshtė e vėrteta, sipas meje.

* Fjala e Kryeministrit nė tryzėn pėr reformėn nė drejtėsi

HermesNews ©2014