Video

03/10/2014 08:41:47

Shefi i ekzekutivit tė Hong Kongut fton pėr dialog

Leung Chun-ying fton pėr dialog protestuesit






HONG KONG - Shefi i ekzekutivit tė Hong Kongut, qė iu kėrkua nga manifestuesit pro demokracisė qė tė dorėhiqet, nuk pranoi tė kryejė kėtė veprim, por i ofroi manifestuesve mundėsinė e njė dialogu mes palėve. "Nuk do tė jap dorėheqjen pasi duhet tė vazhdoj tė punoj mbi reformėn elekotrale", deklaroi ai gjatė njė konference pėr shtyp disa minuta pasi kishte mbaruar ultimatumi i vėnė nga manifestuesit pėr dorėheqjen e tij. I njohur nė Hong Kong thjesht me inicialet C.Y, Leung Chun-ying megjithatė shpalli atė qė duket si njė koēesion me kuptim, duke ftuar pėr dialog Federatėn e Studentėve tė Hong Kongut, kryesuese e kontestimit, ftesė qė deri tani ėshtė refuzuar. Kjo krizė filloi nė gusht, kur Komiteti i Pėrhershėm i Asamblesė Kombėtare Popullore Kineze (parlamenti) shpalli se shefi i ekzekutivit tė Hong Kongut do tė zgjidhej me votim popullor nė vitin 2017 por kandidatėt nė kėto zgjedhje do tė mbeten nėn kontrollin e Pekinit.

HermesNews - ©2014