Video

01/10/2014 14:30:08

Ndėrgjegjėsim pėr kancerin e gjirit

Rritja e sėmundjes vjen pėr shkak tė rritjes sė jetėgjatėsisė, rritjes sė urbanizimit dhe mėnyrave jo tė shėndetshme tė jetesės






TIRANE - Muaji Tetor ėshtė muaji i ndėrgjegjėsimit pėr kancerin e gjirit, pėr tė rritur vėmendjen dhe mbėshtetjen pėr sensibilizimin, zbulimin e hershėm, trajtimin si dhe kujdesin paliativ pėr kėtė sėmundje. Ministri i Shėndetėsisė Ilir Beqaj shkruan nė Facebook nė mbėshtetje tė ndėrgjegjėsimit tė grave pėr tė luftuar kancerin e gjirit. Kanceri i gjirit ėshtė kanceri mė i zakonshėm i grave nė mbarė botėn, si nė vendet e zhvilluara dhe nė vendet nė zhvillim. Kjo rritje nė vitet e fundit ėshtė pėr shkak tė rritjes sė jetėgjatėsisė, rritjes sė urbanizimit dhe mėnyrave jo tė shėndetshme tė jetesės. Aktualisht nuk ka njohuri tė mjaftueshme pėr shkaqet e kancerit tė gjirit, por dihet se, zbulimi i hershėm i sėmundjes mbetet guri i themelit tė kontrollit tė kancerit tė gjirit. Sipas Institutit tė Shėndetit Publik, zakonisht preken moshat mbi 50 vjeē, por mund tė shfaqet edhe nė mosha fare tė reja. Kėshtu, nėse nė moshat 20 vjeēare kanceri i gjirit takohet 1 rast nė 2000 femra, nė moshat 50 vjeēare takohet 1 rast nė 40 femra, nė moshat 70 vjeēare takohet 1 rast nė 25 femra, ndėrsa nė gjithė jetėn e njė femre takohet 1 rast nė 10 femra.

HermesNews - ©2014