Video

30/09/2014 16:19:39

Projekt pėr policinė rrugore

Ndėrtohen mjedise tė reja dhe moderne tė policisė rrugore nė Tiranė pėr pritjen e qytetarėve






TIRANE - Ministri i Punėve tė Brendshme, Saimir Tahiri ka marrė pjesė sot nė nisjen e punimeve pėr rikonstruksionin e mjediseve tė godinės sė Komisariatit tė Policisė sė Qarkullimit Rrugor tė Tiranės. Ky projekt ėshtė bėrė i mundur falė bashkėpunimit me Fondacioni Arsimor Sema dhe Universitetin Hėna e Plotė Bedėr, tė cilėt do tė mbėshtesin Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe Policinė e Shtetit pėr tė rritur cilėsinė e shėrbimit ndaj qytetarėve, nė kuadėr tė misionit pėr kontributin nė shoqėri dhe prioritetit qė i ėshtė dhėnė pėrgjegjėsisė sociale. Projekti parashikon ndėrtimin e mjediseve tė reja dhe moderne tė Policisė Rrugore pėr pritjen e qytetarėve. Rritja e cilėsisė sė shėrbimit ndaj qytetarėve, nėpėrmjet ngritjes sė zyrave tė pritjes sė publikut nė tė gjitha drejtoritė dhe komisariatet e Policisė ka qenė dhe mbetet njė nga prioritetet kryesore tė punės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, e cila nė kėtė drejtim ėshtė duke shfrytėzuar nė mėnyrėn mė tė mirė bashkėpunimin me iniciativat e biznesit privat.

HermesNews - ©2014