Video

29/09/2014 15:14:27

Zgjidhen strukturat e reja tė PDsė

Gjatė dy ditė kanė votuar 60% e delegatėve. Numėrimi i fletėvotimeve do tė fillojė sot, por rezultatet e tij do tė dalin nė ditėt nė vijim






TIRANĖ - Kuvendi Kombėtar i Partisė Demokratike ka mbyllur proēesin e votimeve pėr 150 anėtarėt e rinj tė Kėshillit Kombėtar. Nė funksion tė proēesit tė votimit ishin ngritur 10 komisione me nga tre anėtarė dhe 300 vend votime, ndėrsa 7500 delegatė kanė votuar mes 285 kandidatėve pėr 150 vendet nė Kėshillin Kombėtar. Gjatė dy ditė kanė votuar 60% e delegatėve. Numėrimi i fletėvotimeve do tė fillojė sot, por rezultatet e tij do tė dalin nė ditėt nė vijim. PD zhvilloi dje ditėn e dytė tė punimeve tė Kuvendit Kombėtar, ku votuan delegatėt qė nuk kishin votuar dje, dhe nga ku pritet tė zgjidhen emrat e njė numri tė madh funksionarėsh tė Partisė Demokratike, duke nisur nga Sekretari i Pėrgjithshėm dhe sekretarėt funksionalė, deri tek drejtuesit e departamenteve, pėrgjegjės pėr pėrgatitjen e platformave politike nė PD, pėrfshi kėtu edhe programin qeverisės dhe elektoral tė partisė. Nė ditėn e dytė tė Kuvendit tė demokratėve kanė mbajtur fjalė, disa prej tė zgjedhurve nė degėt kryesore tė PD, por edhe figura tė tjera tė opozitės. Gjatė ditės sė djeshme, nė konventėn e mbledhur pėr tė miratuar ndryshimin e statutit tė Partisė Demokratike si edhe pėr zgjedhjen e Kėshillit tė ri Kombėtar tė PD-sė, u mbajtėn fjalimet kryesore nga kryetari aktual i PD, Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha. Po kėshtu dje u miratuan ndryshimet nė statut si dhe u votua pėr 150 vende nė Kėshill. Nė fjalėn e tij, kreu Basha u kėrkoi ndjesė anėtarėve tė kėsaj partie, por edhe qytetarėve pėr gabimet qė u bėnė gjatė qeverisjes.

HermesNews - ©2014