Video

29/09/2014 13:31:47

Dialogu i Lartė: Basha takon komisionerin Fyle

Basha, ''Si opozitė kemi qenė dhe jemi tė vendosur pėr tė bėrė gjithēka pėr pėrparimin europian tė vendit. E dėshmojmė kėtė sot me praninė tonė nė tryezėn e dialogut tė lartė''







TIRANE - Kryetari i partisė demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Komisionerin pėr zgjerimin nė bashkimin europian, Stefan Fyle pėr tryezėn tė fundit tė Dialogut tė Nivelit tė Lartė. Lufta kundėr krimit ka qenė njė ndėr temat kryesore tė takimit, gjatė tė cilit Basha akuzoi kryeministrin se "ka krijuar nė Parlament njė strukturė tė posaēme dhune me kriminelė tė dėnuar dhe tė dyshuar si akoma aktivė nė fushėn e krimit tė organizuar, pėr t'i mbyllur gojėn opozitės".

"Si opozitė kemi qenė dhe jemi tė vendosur pėr tė bėrė gjithēka pėr pėrparimin europian tė vendit. E dėshmojmė kėtė sot me praninė tonė nė tryezėn e dialogut tė lartė, e dėshmojmė kėtė me gadishmėrinė tonė pėr tė kontribuar nė procese tė rėndėsishme siē ėshtė reforma nė drejtėsi, por ndėrkohė qė ne dėshmojmė kėtė vullnet tė mire, shumica bėn akte tė paligjshme siē ėshtė komisioni hetimor i cili nuk ka pėr qėllim reformėn e drejtėsisė por ka pėr qėllim tė kapė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė", denoncon Basha, qė pėrmend tre ligjet tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Gjykatės Administrative, Shkollės sė Magjistraturės, "pėrkundrejt kėrkesave tė Bashkimit Europian, tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve anėtare, shkuan nė Parlament, u votuan dhe u rivotuan edhe kur Presidenti i ktheu si antikushtetuese", tha ai gjatė bisedės me komisionerin Fyle.


Intervista/ Basha, a ju kėrkoi marrėveshje pakisė-shumicė qė do tė mundėsonte kthimin tuaj nė Parlament? Ishte njė ndėr mesazhet e fjalės tuaj…

Ne kemi folur qartė. Ne duam tė kthehemi nė Kuvend. Ne duam tė kthehemi nė Parlament. Por parlamenti nuk ėshtė ndėrtesė. Parlamenti nuk ėshtė njė grumbull qytetarėsh, njerėzish. Parlamenti ėshtė Kushtetutė, ėshtė demokraci, ėshtė debat, ėshtė dialog, ėshtė rregullore, ėshtė ligj. Tė gjitha kėto janė nėpėrkėmbur nga asambleja e drejtuar nga ēifti Rama-Meta. Ne kėrkojmė rivendosjen e Parlamentit sepse vetėm me rivendosjen e Parlamentit, konceptit tė parlamentarizmit, mund tė ketė njė pajtushmėri midis opozitės dhe Parlamentit.

Pasi ia parashtruat situatėn nė parlament komisionerit Fyle, a ju ftoi tė ktheheni nė parlament ?

Mendoj se diskutimi ka qenė fare i qartė. Nuk ka mendje tė shėndoshė europianiste tė mos kuptojė se kėrkesat e opozitės janė nė themel tė identitetit europian. Ēfarė kėrkojmė ne? Zbatimin e Kushtetutės, zbatimin e vendimeve tė Gjykatės Kushtetuese dhe njė akt njohjeje, pranimi tė pėrgjegjėsie pėr kriminalizimin e parlamentit dhe hapat pėr ta dekriminalizuar parlamentin dhe administratėn si parakusht pėr paqen sociale dhe politikėn nė vend.

Reforma nė drejtėsi ėshtė njė nga prioritetet kyēe. Pritet qė Presidenti i Republikės nė 6 tetor tė mbledhė njė tryezė gjithėpėrfshirėse pėr reformėn nė drejtėsiė. A do tė prezantojė opozita njė platformė tė saj pėr kėtė reformė ?

Basha: Opozita ka idetė e saj, ka projektet e saj, ka njė ekspertizė tė ēmuar dhe tė konsultuar edhe me partnerėt tanė ndėrkombėtarė pėr ēėshtjet e reformės nė drejtėsi, por qė tė ketė reformė nė drejtėsi, duhet tė ketė gjithpėrfshirje, duhet tė ketė standarde europiane, duhet tė ketė pjesmarrje tė tė gjithė aktorėve duke pėrfshirė aktorė nga drejtėsia, duhet tė ketė transparencė dhe jo ajo qė shohim tani. Nga njėra anė flitet pėr reformėn nė drejtėsi, nga ana tjetėr Arben Ndoka me shokė janė vėrsulur tė shkarkojnė dhe tė kapin Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė.

HermesNews - ©2014